DURRES- Gjykata e Durrësit jep masën e arrestit me burg ndaj të fejuarit të vajzës e cila akuzohet se i vodhi të atit shumën prej 88 mijë frangash zvicerane dhe 4 milionë lekë të reja shqiptare. Ismail Xhindi doli sot para gjykatës për të marrë vlerësimin e masës së sigurisë. Ai vetë nuk ka pranuar të jetë përfshirë në këtë vjedhje spektakolare, falë së cilës çifti kishte bërë një jetë luksoze.
Xhindi u arrestua më 7 janar, nën akuzën e bashkëpunimit në vjedhje me Fatma Buziun të dashurën e tij. Kjo e fundit u arrestua më 5 janar pas denoncimit që bënë vetë prindërit e saj se nga banesa e tyre ishte zhdukur një shumë e konsiderueshme parash.
Nëpërmjet avokatit të tij 22 vjeçari ka deklaruar se ishte i pafajshëm dhe nuk ka bashkëpunuar në këtë vjedhje. Edhe e fejuara e tij gjatë seancave hetimore ka deklaruar se vjedhjen nuk e kishte kryer në bashkëpunim. Madje i fejuari i saj nuk kishte hyrë asnjëherë në dhomën e gjumit të prindërve Buziu, ku ndodhej dhe kasaforta. Gjithashtu gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se vajza zbërthente kodin e kasafortës pa pasur nevojë për një njeri tjetër. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për të dhënë masën e sigurisë arrest me burg, për Ismail Xhindin.
Dy të rinjtë pas vjedhjes spektakolare bënë një jetë luksoze. Ata kishin marrë një banesë me qira në qendër të qytetit bregdetar, që më pas e kishin kompletuar me mobilie moderne. Çifti Fatma Buziu 18 vjeçe dhe Ismail Xhindi 22 vjeç kishin shpenzuar pa kriter paratë e vjedhura për 6 muaj me radhë, madje vajza kishte blerë dhe një makinë, derisa në datën 3 janar janë vënë re nga i ati i vajzës, Shkëlqim Buziu. Ndërkohë që djali deklaroi se makinën ia kishte blerë i vëllai biznesmen.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Si u zbulua vjedhja e 4 mln lekeve e 88 mije frangave