Policia e Durrësit ka gjetur dhe sekuestruar sot kanabis sativa, marijuanë dhe armë zjarri ndërkohë që ka vënë në pranga tre persona.
Siç raporton policia e qytetit bregdetar, në pranga kanë rënë Shpëtim Kajmaku 39-vjeç, Arlind Qarri 27-vjeç dhe Ledion Kallaku 22-vjeç, pasi tek kryqëzimi i Gjirit të Lalzit, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij fugon tip Benz Vito me targa DR 8362 E u gjetën dhe u sekuestruan 324 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva të cilat po transportoheshin me mjetin e tij me qëllim për tu tharë.
Qarri dhe Kallaku, një ditë më parë në Gjuricaj, Ishëm duke qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit kanë qëlluar me armë zjarri tip automatik në ajër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Ledion Kallaku u gjetën dhe u sekuestruan një automatik model 56 dhe1 kg lënde narkotike e dyshuar e llojit marijuanë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e A.Xh. 22-vjeç, pasi në autostradën Durrës-Tiranë, duke udhëtuar me mjetin tip Nissan me targa AA 591 NT, nuk i ka ndaluar Shërbimeve të Qarkullimit Rrugor.
Pas ndjekjes nga policia dhe në afërsi të mbikalimit të këmbësorëve në Shënavlash, ka braktisur mjetin dhe është larguar në drejtim të Rrashbullit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet janë gjetur disa thasë bosh me mbetje lënde bimore të thatë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com