Durrës- Konkursi Kombëtar i Ndihmës së Parë të Kryqit të Kuq Shqipta
TIRANE, 26 Prill /ATSH/- Kryqi i Kuq Shqiptar prej vitesh është i angazhuar dhe luan rol të rëndësishëm në sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit në drejtim të përhapjes së njohurive dhe teknikave të dhënies së ndihmës së parë në raste aksidentesh. Kësaj i shërben edhe organizimi i Konkursit Kombëtar të Ndihmës së Parë, i cili […]
TIRANE, 26 Prill /ATSH/- Kryqi i Kuq Shqiptar prej vitesh është i angazhuar dhe luan rol të rëndësishëm në sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit në drejtim të përhapjes së njohurive dhe teknikave të dhënies së ndihmës së parë në raste aksidentesh.
Kësaj i shërben edhe organizimi i Konkursit Kombëtar të Ndihmës së Parë, i cili është gjithashtu një aktivitet tradicional.
Në një njoftim për shtyp Kryqi i Kuq Shqiptarë bën të ditur se, në takimin e II-te rajonal që u zhvillua 25-26 prill në Durrës, në Shëtitoren Taulantia, morën pjesë 11 ekipe nga rrethet Durrës, Tiranë, Kavajë, Elbasan, Librazhd, Peqin, Gramsh, Korçë, Pogradec, Devoll dhe Kolonjë. Organizimi i këtij aktiviteti-konkurrues realizohet sipas të njëjtës skemë që ndjek dhe Konkursi Europian i Ndihmës së Parë.
Në përfundim të konkurimit, vendin e parë e zuri Ekipi i Ndihmës së Parë KK Tiranë, e më pas ai i Librazhdit dhe Durrës. Ekipet fituese do të marrin pjesë në takimin final të këtij konkursi që do të zhvillohet në Tiranë më datë 8 maj-Ditën Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe
Ashtu siç dihet kjo dekadë është quajtur dekada e sigurisë rrugore dhe mbi këtë bazë, Programi i Ndihmës së Parë i KKSH-së, zgjeron hapësirën e punës duke menduar dhe punuar për edukimin e publikut në lidhje me domosdoshmërinë e njohjes dhe përhapjes së shprehive të dhënies së ndihmës së parë. Është e rëndësishme të kuptohet që ndihma e parë është themelore dhe vendimtare në momentet fillestare dhe ajo duhet të jepet vetëm nga persona kompetentë, që i njohin teknikat e dhënies së ndihmës së parë, citon njoftimi i Kryqit Kuq Shqiptar. e,xh/f.n/
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
49%
-
Jo
37.1%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1920
Lajme të tjera
-
'Vendoret'/ Celibashi: Asnjë rregullim ligjor për mediat online! Ambasadori i OSBE: Financimi në televizione të monitorohet
20 Mars, 10:17
-
Turizmi në lulëzim, Rama: Vizitorët në shkurt janë rritur 54% krahasuar me 1 vit më parë! Mbi 686 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në dy muajt e parë të 2023
20 Mars, 10:12
-
Putin përshëndet 'mikun e mirë të vjetër' Xi Jinping përpara takimit të parë në Moskë që nga pushtimi i Ukrainës
20 Mars, 10:08
-
Krim makabër në Spanjë, 40-vjeçari shqiptar i pret fytin me gotë një spanjolli pas një sherri në lokal! Largohet i qetë me duart me gjak: S’kam bërë asgjë
20 Mars, 10:00
-
Sazan Guri: E përcolla të ndjerin
20 Mars, 09:51
-
Kërcënon Medvedevi: Urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për Putin do ketë pasoja të tmerrshme
20 Mars, 09:44
-
Një skandal për të cilin flitet shumë pak në Serbi
20 Mars, 09:39
-
Humbja në derbi, trajneri Inzaghi: E papranueshme të quhet goli i Juventusit! Allegri mban qëndrim: Jemi zotërinj, s'flasim për arbitrat
20 Mars, 09:33
-
Pamjet nga aksidenti ku humbi jetën efektivi i policisë në Patos! VIDEO nga mjetet e bëra copash
20 Mars, 09:33
-
Rama sot vizitë në Athinë, pritet të çelë ekspozitën me pikturat e tij! Takime me Mitsotakis dhe Dendias
20 Mars, 09:27
-
Ambasadori amerikan në Kosovë: Zbatimi i marrëveshjes, moment vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së vendit
20 Mars, 09:13
-
Urdhër arresti kundër Putin, Kina-gjyqtarëve në Hagë: Shmangni standardet e dyfishta
20 Mars, 09:08