Pas Rrugës së Kombit edhe lobimi me Rusisë, ja si Basha vazhdon dhe shmang prokurorinë

Pas Rrugës së Kombit edhe lobimi me Rusisë, ja si Basha vazhdon dhe shmang prokurorinë

Që prej nëntorit 2008 në arkivën e Prokurorisë së Përgjithshme qëndron e stivosur një dosje që flet për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës,kundër Lulzim Bashës e dy personave të tjerë. Rruga Durrës-Kukës-Morinë, është çështja më e nxehtë që qëndron në Prokurorinë e Përgjithshme, me statusin e pezulluar, për shkak të një vendimi gjyqësor të marrë nga gjyqtarja besnike e Partisë Demokratike Fatmira Hajdari, e cila vulosi dosjen. Dosja mund të rihapet vetëm pas një kallëzimi të ri nga ministria e Transporteve ose vetëm pas një indicie që do sjellë prova të reja. Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme thanë se çështja është e pezulluar, për shkak të vendimin të 15 dhjetorit 2008 të gjykatës së Tiranës që nxirte të pavleshëm aktin e njoftimit të akuzës ndaj Lulzim Bashës.

Dy vendimet gjyqësore

Dosja kundër Lulzim Bashës u pezullua nga prokurori Arben Kraja, fill pas “goditjes” proceduriale që ju bë nga dy vendime të gjykatës së Tiranës. Bëhet fjalë për vendimin e datës 18 nëntor 2008, i marrë nga gjyqtari Sokol Tona, me anë të cilit është vendosur shfuqizimi i vendimit të datës 6 nëntor 2008, të prokurorisë së Përgjithshme, në lidhje me zgjatjen e afatit 1 mujor, që ka të bëjë me procedimin penal Nr.1, viti 2007 kundër Lulzim Bashës e dy zyrtarëve të tjerë. Ky vendim është marrë nga gjyqtari Tona, ndërsa kërkues kanë qënë Armand Teliti dhe Andi Toma, ish-bashkë të pandehur me Lulzim Bashën për çështjen e abuzimit me procedurat për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Më pas në 15 dhjetor 2008, një tjetër vendim gjyqësor që i ka dhënë “nokaut” dosjes hetimore është ai i marrë nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, e cila në cilësinë e gjyqtares së Apelit vendosi të deklarojë pavlefshmëri të akteve procedural, gjatë hetimeve paraprake si, fletëthirrjen e datës 24 nënëtor 2008 që i ishte bërë nga ana e prokurorisë në drejtim të Lulzim Bashës. Deklarimin e pavlefshëm të aktit të njoftimit të akuzës, të datës 27 nëntor 2008, të prokurorisë si dhe pavlefshmërinë e akteve të mëpasme të ndërmarra nga prokuroria, që varen nga aktet e deklaruara të pavlefshme, pasi sipas gjykatës të gjitha këto veprime konsiderohen “Nul”.

950 mln euro kosto

Gjigandi amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro.Pavarësisht kësaj, gjatë asaj periudhe kur ministrinë e Tranporteve e drejtonte Lulzim Basha fatura financiare ka filluar të fryhet duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën. Kjo është pranuar dhe gjatë një e-maili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode.

Borxhi i emetimit/ Kredia për Durrës-Kukës u shlye në dhjetor të 2010

Kredia nga “Alpha Bank” dhe “Deutsche Bank” u mor në maj të vitit 2009 dhe u shlye një vit e gjysmë më vonë, në dhjetor të 2010, sapo qeveria arriti të siguronte 300 milionë euro borxh përmes emetimit të eurobondit. Në atë kohë termat e kredisë ishin euribor plus 9.6 për qind. Për shkak se euribori është një instrument i ndryshueshëm, më vonë interesi total i kredisë do të arrinte deri në 13.5 për qind. Jozyrtarisht burime nga Ministria e Financave thanë se pranë qeverisë në atë kohë kanë mbërritur oferta më të lira se sa ato dy të përzgjedhura nga ish-qeveria e djathtë çka duket se përbën dhe bazën kryesore të kallëzimit ndaj Bodes dhe Shehut.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 22/03/2019 15:15

    Shqiptaret e kane ne dore fatin e tyre qe nga 28 Nentori 1912.Ata te Kosoves qe nga 10 Qrershori 1999.Aktualisht tash 29 vjet populli shqiptar ne Shqiperine Londineze, kane sistem, demokratik ku sovrani me voten e lire e demokratike zgjedh kujt I jep besim te sherbej me pergjegjesi e korrektisi te ndergjegjshme ne mandatin e kerkuar,Ka Qeverisjen aktuale me mbi 51% te votes se arbitrit, qe rrallhere e rrallkush nga garauesit e sistemeve demkratike dalin me nje votebesim te ngjashem.

    Përgjigju
  • Konjak: 22/03/2019 11:50

    Mir gjyqesori ,ka dashur ta nbroj zoterin Basha ,po ish opozita per 6 vjet 2008-2013 pse nuk reagoi .Nese justifikoheni se pushteti i kohes e kishte bler drejtesine ,po pasi moret pushtetin ,pse nuk e rihapet ceshtien ,perseri do te thoni se e kane ata dretesine .Nese ngjaria dote ishte e vertet ,Basha dhe gjith te akuzuarit do kishin vite qe do rropateshin koridoreve te burgjeve .Keni patur 6 vite kohe per ta zgjidhur kete problem ,mungesa e reagimit nga ju, dote thot se ,ose keni ndar leket bashk ,ose keni rene ne marrveshe te mos ju nacmojne ne vjedhiet qe beni ju . Qoft te majtet qoft te diathtet ,popullit nuk mund ti hidhni hi syve ,duke krijuar keto mjegullnaja ,qe ju te pervetesoni lirisht .Te gjitha keto jan truke plitike ,qe i perdorni ne momente te caktuara kur doni qe me cdo kusht te vidhni pushtetin .Nese ato qe thoni jane te verteta ,atehere duhet te shkoni te paret ne dyert e gjikates ,per bshkpunim me krimin .Nese jeni te ndershem ,beni denancimin ne prekurori ,per pervetesusit dhe per bashkepunetoret qe jeni ju vet ,te shptojme njeher e mir nga ket zagarlleqe .Zoti ju ndihmofte te jeni te sinqerte me popullin .

    Përgjigju
  • Deutschland: 22/03/2019 09:55

    Cfar pret prekuroria, fute ne Burg Bashen kete hajdut kete pler, që e ka rrjepur kete popull bashke me Sali Gjakatarin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd