Lamtumirë Noela Caka, trëndafila në bankën e maturantes që nga vdiq nga meningjiti akut! Talenti për pikturën, drejtori: Spikaste

Noela ishte maturante me rezultate të mira, spikaste në aktivitete dhe veprimtaritë e gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës. Artiste, me ëndrrën për tu bërë piktore, jeta e saj u ndërpre në mes fatalisht pasi u prek nga meningjiti akut. Shokët dhe shoqet e klasës e përcollën në banesën e fundit, ndërsa sot mësimi u zhvillua me lot në sy. Në bankën e Noela Cakës janë vendosur trëndalifë të bardhë.

Kujtimi i saj gjendet kudo në muret dhe xhamat e shkollës që ajo aq bukur i dekoroi pak ditë para se të mbyllte sytë.

“Ne jemi në prag të festive dhe shumë nga pikturat dhe vizatimet janë dora e saj. Është e dhimbshme sa vijmë në shkollë shohim pikturat. E kemi Noelen këtu, do ti jap një diplomë në mungesë”, tha drejtori i shkollës Tomor Agalliu.

17-vjecarja, Noela Caka nuk kishte shfaqur asnjë problem shëndetësor, deri mëngjesin e së shtunës kur u shtrua me urgjencë në spitalin e Durrësit me temperaturë të lartë dhe prej andej u transferua në Tiranë, ku dhe ndërroi jetë.

“U shokuam të gjithë, orët e para të ditës së shtunë, rreth orës 3 të mëngjesit, temperaturë e lartë, s’ka pasur shqetësime më parë. Vajza ka qenë në shkollë gjithë javën e kaluar kanë ngrënë ëmbëlsirë me klasën e vet. Të njëjtën gjë ma konfirmon familja. E kanë çuar në urgjencë, këtu e kanë para familjarët dhe e kanë nisur për tiranë. Nuk ka zgjatur shumë 12 orë! Humbje e madhe për familjen dhe për ne. Dje (15 dhjetor) e përcollëm sic e meritonte me shumë nxënës të pranishëm, e mbuluar me lule, duke shpresuar se shpirti në parajsë”.

Ambientet e shkollës janë dezinfektuar, ndërsa autoritetet shëndetësore po gjurmojnë personat që kanë pasur kontakte me 17-vjeçaren. Po kështu, familjarët, mësuesit dhe nxënësit janë udhëzuar të mjekohen për disa ditë me antibiotik.

“Sot dita e parë me mungesën e saj por mësimi është zhvilluar normalisht, duke zbatuar rregullat nga Inspektorati Shëndetësor. Po kryhet dezinsentkimi dhe nxënësit duhet të përdorim një antibiotic sipas rekomandimit të mjekëve. Këtë e kemi postuar tek mësuesit dhe ata tek nxënësit. Kemi pasur dhe komunikimi dhe prindër të shqetësuar kanë pyetur. Ne kemi respektuar direktivat e shëndetësisë, tha m tej Tomor Agalliu Drejtori i gjimnazit “Leonik Tomeo”

Sakaq pasiguria në komunitet është rritur për shkak të vdekjes së papritur të adoleshentes nga meningjiti akut.

“Me bashkinë kemi kryer dezinfektimin e ambienteve. Duke respektuar çfarë na kërkohet nga institucionet përgjegjëse. Edhe para pak çastesh kemi qenë në kontakt për këto probleme. Uroj me shpirt të jetë rast i izoluar, të mos jetë ngjitësh. Të mos ketë probleme për nxënësit e tjerë, nesër shpresoj të jetë normal. Dhe sot normal ka qenë mësimi”.

Meningjiti Bakterial është sëmundje ngjitëse që prek membranën e trurit dhe është ngjitëse. Ka një shkallë vdekshmërie prej 10 për qind, por nëse diagnostikohet dhe trajtohet në kohë, shumica e të prekurve mund të shërohen.

1734359080_lulenebankene17vjecares.JPG

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlora: 16/12/2024 18:27

    sa gjynah...i dhente zoti force prinderve....

    Përgjigju
  • timi: 16/12/2024 16:08

    drejtor pijaneci patronazhist

    Përgjigju
  • Altin: 16/12/2024 15:41

    Ngushëllime familes. Vet Fotografie e bankes me Lule tregon shum ne sond nje mur qe i ka ren suvaja. As stellat e Lopve nuk Jan keshtu nen europ. Gjithashtu dhe mjeksia shum le Per te deshiruar. Meningiti ka nje ser burimesh nga mund te vi dmth nga lloje te ndrysheme bakteresh ose virusesh te cilet deportoin dei ne tri nga ku krijoin Infektionen. Per ta percaktuar se nga cili Bakter ose Virus e ka burimin duhet te meren kampinone ne zonat e infektuara ne tru dhe rezultati del pas nja 2 javesh. E them kete nga Experienca me kete semundje qe kalova ne europ. Per te mos then qe ne nje protill strikt esht e sherueshme duke mar Antibiotika ne ven dhe duke ber opraciine te shpejta ne tru ku te pasteohen zonat e infektuara. Shum primitiv duken Deklaration e mjekve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Parashqevi Simaku pas shumë vitesh kontakton me vëllain dhe nipërit

Parashqevi Simaku pas shumë vitesh kontakton me vëllain dhe nipërit