Durrës- Një punëtor 50-vjeçar humbi jetën tragjikisht dje në Durrës (25 Nëntor), teksa ishte duke kryer procesin në makineritë e një firme të përpunimit të duraluminit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14., ku Dritan Nasufi, për shkak të dëmtimeve të rënda ka humbur jetën në spital. Policia nisi hetimet dhe sot (26 Nëntor) zbardhen detaje të reja nga kjo ngjarje.
Pasi ka kryer veprimet paraprake në vendngjarje pas aksidentit, bëri me dije se ka arrestuar në flagrancë dy përgjegjësit e firmës “Pespa Alumin”. Ata janë Leonard Haxhiu dhe Gentian Allkaj, që akuzohen për 'shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë'.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, arrestuan në flagrancë për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit Leonard Haxhiu, 47 vjeç, banues në Durrës dhe Gentian Allkaj, 52 vjeç, banues në Tiranë, përgjegjës për sigurinë në këtë firmë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Nga dinamika e ngjarjes e hetuar deri tani rezulton se viktima ka qenë duke pastruar një nga makineritë e përpunimit të aluminit dhe aksidentalisht i kanë ngecur rrobat. Për pasojë makinëria e ka terhequr pas vetes, duke i shkaktuar dëme serioze.
Nga verifikimet rezulton se 50-vjeçari ishte i siguruar dhe dokumentet ligjore të rregullta. Burimet policore bënë me dije se i ndjeri ishte anëtar i komunitetit rom.
Dy të arrestuarit dhe një person i shpallur në kërkim akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ky është aksidenti i tretë i rëndë në punë brenda 7 ditëve. Të shtunën e 23 nëntorit ndërroi jetë në Kurbin, punëtori i përpunimit të interteve Fatmir Haxhiu. Ndërsa të mërkurën e javës kaluar u plagos rëndë punëtori i ndërtimit në Vlorë.
A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.4%
-
Jo
79.2%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 298
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GJKKO dënon me 2 vite dhe 8 muaj burg Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit mungoi në seancë! Pezullohet dënimi për 3 të tjerët (VENDIMI)
25 Nëntor, 16:44
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Durrës/ U dëmtua nga një makineri gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari (EMRI)
25 Nëntor, 14:11
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali
24 Nëntor, 09:15
-
Durrës/ Plagosje me thikë në lagjen nr.4! Kapen dy vëllezërit, 32 vjeçari dërgohet në spital (EMRAT)
23 Nëntor, 20:19
-
Artisti nga Kosova, Eshref Qahili vjen në Durrës me ekspozitën e veçantë ‘Arti bashkëkohor kosovar në kohën e inteligjencës artificiale’
23 Nëntor, 16:54
-
E rëndë në Kurbin/ 61-vjeçari bie në makinerinë e përpunimit të inerteve, humb jetën te Trauma! Ishte i pastrehë, tërmeti i shembi shtëpinë
23 Nëntor, 09:34
-
Moti i keq, rrethi i Krujës pa drita! 6000 banorë mbeten në terr
22 Nëntor, 18:38
-
Moti i keq/ Anulohet për mbrëmjen e sotme lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas
22 Nëntor, 13:40
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor, 13:13