DURRËS - Në Ditën Botërore Kundër Trafikimit të personave u organizua në Durrës një marshim sensibilizues ku mori pjesë koordinatori i Antitrafikut dhe zv/ministrja e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea.
“Trafikimi i personave është një akt që shkel të drejtat e njeriut, një akt që cënon dinjitetin dhe integritetin e personit. Trafikimi është KRIM I RËNDË. Viktimë e trafikimit është çdo fëmijë, çdo grua, çdo burrë që i është mohuar liria, që është keqtrajtuar, detyruar, dhunuar, mashtruar për t’u shfrytëzuar seksualisht, për punë, për lypje, heqje organesh apo aktivitete të tjera ilegale”, - këto ishin disa nga mesazhet që u përcollën gjatë aktivitetit.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme ftuan çdo qytetar të raportojë rastet e trafikimit, por edhe mundësinë për të kërkuar ndihmë në rast se trafikimi në numrin e telefonit falas 116 006 apo mundësinë për të dërguar SMS përmes Aplikacionit “Raporto Shpëto”, i cili shkarkohet po falas nga Google Play Store.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin gjithashtu edhe kryetari i bashkisë Durrës Vangush Dako, Prefekti i Qarkut, deputetë, drejtues të policisë dhe përfaqësues të OJF që punojnë në këtë fushë.

Redaksia online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com