
Oficerët e Policisë Gjyqësore ndodhen në terren në kuadër të hetimeve që kanë nisur për objektet që janë shembur edhe ata që janë dëmtuar për të verifikuar dhe dalë më pas në konkluzione nëse janë zbatuar kushtet e përcaktuara. Report Tv sjell pamjet nga zona e Plazhit në Durrës, ku oficerët e policisë gjyqësore vijojnë verifikimet. Në pamjet e siguruara nga Report Tv OPGJ-të ndodhen te Vila Verde, ndërsa ditën e sotme pritet që të shembet hotel Lubjana që u dëmtua nga tërmeti.
Lajmi kryesor:
Prokuroria e Durrësit 2 ekipe për të hetuar ndërtesat e rrënuara nga tërmeti, 200 dosje të objekteve të pabanueshme nën hetim












