DURRES - Një oficer i Antidrogës në drejtorinë e Policisë së Durrësit u plagos me thikë, ndërsa autori ra një 20-vjeçar në pranga pak pas ngjarjes. Efektivi 56-vjeçar Sami Gjyzeli ecte në këmbë në lagjen numër 13 pranë Urës së Dajlanit, kur i riu bashkë me një moshatarë të tij teksa ziheshin me njëri tjetrin, efektivi ndërhyri për ti ndarë por ai e qëlloi me thikë.
Rreth gjysmë ore pas plagosjes, policia mundi të vë në pranga autorin Xhemal Uku. 20-vjeçari është banues në rrugën "Sabri Noka" ndërsa arrestimi i tij u bë pranë zonës së ish-Kënetës.

( Dorezat, thika dhe motorri që ju sekuestrua autorit Xhemal Uku )
Policia e Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Burime nga bluzat e bardha thanë se Gjyzeli ndodhet në reanimacionin e spitalit të Durrësit ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Gjendja e tij shëndetësore mësohet se është kritike për jetën.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO