Vetëm pak ditë pasi kishte dalë nga burgu si i dyshuar për një tentativë vrasje, Alfred Skonja është sulmuar me armë në Durrës.

Skonja ka qenë nën shoqërinë e 5 personave, ku autori i krimit është afruar me automjet dhe ka hapur zjarr drejtim të grupit të personave ku qëndronte dhe Alfred Skonja. Nga plumbat kanë mbetur të plagosur 29-vjeçari Alfred Skonja dhe Ismail Çyrbja.

Si Skonja dhe Çyrbja njihen për policinë e Durrësit si persona me precedentë penale, ku Skonja është proceduar për grabitje me armë dhe tentativë vrasje, ndërkohë Çyrbja për akuzën e kundërshtimit me forcë të punonjësit të rendit.

Nuk dihet nëse plagosja e Çyrbjas ka qenë aksidentale dhe nëse Çyrbja dhe Skonja kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Sipas policisë, ngjarja e djeshme kishte si objekt vrasjen e 29-vjeçarit Alfred Skonja, ku si motiv ka qënë hakmarja.

Kjo për shkak se Skonja në muajin Gusht u dyshua si i implikuar në një tentative vrasje.

Këtë tentative Skonja e ka bërë pak ditë pas kishte dalë nga burgu, ku vuante dënimin për grabitje me armë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 në qytetin bregdetar.

Hakmarrja 
Njëri nga të plagosurit, Alfred Skonja rezulton të jetë vëllai i një policin ndërsa Çyrbja djali i një efektivi policie. Burime pranë policisë thanë se njëri nga të plagosurit ndodhet në Durrës dhe është plagosur në këmbë.

Ndërsa tjetri ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, i plagosur me një plumb në shpatull. Policia e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje, duke shoqëruar dhjetëra persona, që dyshohet se kanë pasur kohët e fundit konflikte.

Policia thotë se atentati i sotëm lidhet me ngjarjen e korrikut të 2016, për të cilin Skonja u arrestua por më pas u lirua nga gjykata e Durrësit për mungesë provash. Policia thotë se në 6 shtator 2016 Skonja i është drejtuar gjykatës së Durrësit me një kërkesë duke kërkuar pavleshmërinë e provave absolute të kqyrura dhe sekuestruara në ngjarjen e 24 gusht 2016.

Tentativa për vrasje në gusht
Në 25 gusht 2016 Policia e Durrësit ka bërë të mundur parandalimin e kryerjes së një vrasje, duke arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin, Alfred Skonja, i cili kishte pak ditë që kishte dalë nga burgu.

Autori, banues në Durrës, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, sipas policies kishin ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe kishin kryer të gjitha veprimet përgatitore për vrasjen e një shtetasi, identiteti i të cilit për arsye hetimi nuk u bë i ditur.

Dy autorët me datën 26 korrik kanë vjedhur në Fushë–Krujë një automejt tip Volsëagen, në pronësitë një 22-vjeçari, mjet të cilin më pas e kishin pajisur me targat e një mjeti tjetër tip “Peugeot” dhe do ta përdorni për të kryer vrasjen. Skonja ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm gjatë kësaj periudhe nga policia, me qëllim për të dokumentuar veprimet e tij të jashtligjshme.

Personi në fjalë kishte planifikuar që pas kryerjes së krimit do ta digjte me benzinë automjetin e vjedhur. Automjeti i vjedhur është gjetur në 24 gusht, rreth mesditës, pranë lumit Erzen. Policia sekuestroi veshje, kapele, kokore, lëndë djegëse benzinë, që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve gjatë kryerjes së aktit kriminal dhe krimit.

Në vitin 2009, Skonja në bashkëpunim me tre presona të tjerë u arrestuan për plaçkitje të një dyqani celularësh, në qendër të Durrësit. Policia në atë kohë bëri të mundur arrestimin e grupit kriminal, duke prangosur shtetasit Alfred Skonja, Arber Bardhi, Sali Ndregjoni dhe Ismail Deshuka. Ata u akuzuan për disa vjedhje në Durrës dhe u dënuan me burg.
alfred skonja
Alfred Skonja
(I plagosuri Alfred Skonja)
sherri ne durres
sherri ne durres
sherri ne durres
(Foto nga vendi ku ka ndodhur ngjarja)
Policia e Durrësit
Më datë 05.10.2016, në orët e mbrëmjes në lagjen Nr.5 janë plagosur me armë zjarri shtetasit A.S. 29 vjeç dhe I.Ç. 25 vjeç, banues në Durrës.
 
Shtetasi A.S. ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë, ndërsa  shtetasi I.Ç. në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.
 
Të plagosurit njihen nga Policia si përdorues të lëndëve narkotike.
 
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po kryejnë veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.


Redaksia Online
M.Ç/shqiptarja.com