Durrës, Rama jep 1001 legalizime
"Dako në detyrë dhe pas zgjedhjeve"

Durrës, Rama jep 1001 legalizime<br />
DURRES - Një ditë pasi  Partia Socialiste zyrtarizoi kandidaturën e kryetarit aktual të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, kryeministri Edi Rama ishte në qytetin bregdetar  për të shpërndarë 1001 leje legalizimi.  Duke vlerësuar punën që kryebashkiaku Dako  ka bërë gjatë qëndrimit në këtë detyrë  zoti Rama u shpreh i bindur  se ky funksion do të vijojë të ushtrohet edhe pas zgjedhjeve nga zoti Dako.

“Jam i bindur që me kryetarin e bashkisë në detyrë sot e në detyrë pas zgjedhjeve, ashtu si kemi përmirësuar infrastrukturën e kësaj zonë, do ta kthejmë zonën e Kënetës në një lagje që e meriton të quhet Durrës i Ri”, tha Rama.

Ndërsa kreu aktual i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, një ditë pasi PS-ja e zyrtarizoi si kandidaturen e saj për garën vendore për bashkinë e qytetit bregdetar, ka falënderuar kryeministrin për besimin që i dha për një tjetër mandat. Kryebashkiaku Vangjush Dako ka qenë ai që ka dhënë lejen e parë.

"Jam shumë i lutur që pas dy viteve premtim që dhamë në këtë zonë, vijmë sot dhe shpërndajmë 1001 e leje”, ka thënë Dako.

Rama: Me kete ritem, permbyllim procesin e legalizimeve ne 4 vjet
Teksa shperndau 1001 leje legalizimi në qytetin e Durrësit, pikërisht në zonën e ish Kënetës, shefi i qeverisë shqiptare theksoi se brenda 4 viteve do të përfundojë i gjithë procesi i legalizimeve për këtë zonë. Sipas tij aq sa Partia Demokratike bëri për 8 vite në qeverisje për legalizimet, qeveria e re ka bërë 2 fishin e tyre.  

“Është një ditë me rëndësi sepse ne sot jemi këtu për të çuar përpara një proces legalizimesh që ka pasur shumë dyshime e që në vite ka sjellë shumë zhgënjime. Në 8 vjet PD dha 530 leje legalizimesh, ne në më pak se një vit punë japim dyshishin. Ne jemi këtu sot për të dorrëzuar 1001 leje, nga një proces që deri tani janë kryer 60% e matjeve dhe dokoumentacionin e nevojshëm. Me këtë rritëm në 4 vitet e ardhshme e përmbyllim procesin e legalizimeve. Është me rëndësi të theksohet se këtu merret një dokument që e kthen shtëpinë në pasuri të patundshme. Me këtë proces dhe ekonomia ka një përfitim, zona e Kënetës do përfitojë jo vetëm atë që iu takon familjeve. Me kryetarin e bashkisë sot dhe pas 21 qershorit do vazhdojmë dhe do ta kthejmë zonën e Kënetës në një zonë që meriton emrin ‘Durrësi i ri’. Ju keni dëgjuar shumë, por sot është koha kur fjalët përputhen me veprat. Kjo zonë do bëhet model i zhvillimit urban”, deklaroi Rama.  Fjala e Kryeministrit gjatë shpërndarjes së lejeve të legalizimit

Rama-Banorit: Çove foto me dy gjishta e nuk ta dhanë lejen
Ashtu si është bërë e udhës tashmë, sa herë që në këto takime nuk mungojnë as batutat e kryeministrit Edi Rama. Rama duke kujtuar se mes morisë së dosjeve të gjetura nga ALUIZNI ka pasur edhe çudira, si përmendi  rastin e një banori që kishte futur në dosje fotografinë e shtëpisë me flamurin e PD, e që nuk ishte legalizuar.
 
“Këtë radhë po tregoj një rast të ngjashëm, kur në dosje një banor ka futur fotografinë e shtëpisë dhe veten duke pozuar me dy gishtat lart”­ deklaroi Rama.
 
edi rama foto

Dialogu me banorin

Rama
: Banori quhet Afrim Alla, hajde merr lejen. Kur e keni bërë aplikimin
Banori: Po nga viti 2000
Rama: Si me dyshim po e thua, aq ka kaluar sa as vetë s’po e mban mend
Banori qesh
Rama: Pse s’ta dhanë lejen mo, me gjithë ato gishta përpjetë. Pse s’ta dhanë lejen? I pagove lekët?
Banori: Lekët pa mbaruar procedurat si t’i paguaja
Rama: Them atëherë a pagove?
Banori: E pagova atëherë
Rama: Pse s’ta dhanë?
Banori: Po si gjithë të tjerët
Rama: Ti vazhdo me gishtat lart, merr lejen tani!



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD