DURRËS- Katër pjesëtar të një familjeje në Durrës kanë shpëtuar nga ajo që mund të ishte kthyer në tragjedi në bregdetin e Durrësit.
Familja rrezikoi të mbytej në det, pasi mjeti me të cilin lundronin pësoi defekt. Shërbimet e Policisë Kufitare i shkuan në ndihmë familjes me 4 pjesëtarë, mes tyre 2 fëmijë të mitur.
Si rezultat i operacionit të shpëtimit, 4 familjarët u nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, mjeti lundrues që kishte pësuar defektin, u nxor në breg duke u tërhequr nga mjeti lundrues i Policisë Kufitare.
Mbërritja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë Kufitare, në zonën e sinjalizuar, si dhe ofrimi i ndihmës, bënë të mundur që drejtuesi i mjetit lundrues Jet Ski, një person me iniciale S. I., të nxirrej në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, u tërhoq drejt bregut, mjeti lundrues që kishte pësuar defektin.
Policia Kufitare fton qytetarët, turistët dhe pushuesit që të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, për çdo rast nevoje për ndihmë.