Motër e vëlla shfrytëzonin një shtetase të mitur për prostitucion, bien në prangat e Policisë. 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve në Policinë e Durrësit, arrestuan në flagrancë  L.P. 17 vjeç, banues në Sukth, Durrës, si dhe Malvina Skura 19 vjeçe, banuese në Durrës.

Dy të arrestuarit, të cilët janë motër e vëlla, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke ushtruar dhunë fizike kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, një vajzë të moshës 14 vjeçe, me iniciale H.XH.

E mitura kryente marëdhënie me klientë të cilët i gjenin të arrestuarit kundrejt pagesë 3 000 – 5 000 lekë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com