DURRËS- Janë përplasur nga një makinë dy kalimtare pranë mbikalimit të Fllakës në Durrës sot rreth orës 18:00.
Sipas informacioneve të policisë së Durrësit, shkaku i aksidentit është gjendja e dehur e shoferit me iniciale G.SH që drejtonte automjetin tip ‘Ford Focus’ me targa AA 057 FD.
Ndërkaq, të aksidentuarat D.F 62 vjeçe dhe R,H 53 vjeçe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka kryer arrestimin e drejtuesit të mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com