Durrës- Tragetet në tre muaj, kater për qind më shumë udhëtarë dhe mallra
DURRES – Gjatë periudhës janar-mars të këtij viti tragetet e linjave kanë transportuar më shumë udhëtarë dhe mallra se sa në të njejtën periudhë të vitit 2014. Tragetet janë shfrytëzuar nga 115.539 udhëtarë shqiptarë dhe të huaj, një shifër 4 përqind më e lartë se sa 3-mujori i parë i […]
DURRES - Gjatë periudhës janar-mars të këtij viti tragetet e linjave kanë transportuar më shumë udhëtarë dhe mallra se sa në të njejtën periudhë të vitit 2014. Tragetet janë shfrytëzuar nga 115.539 udhëtarë shqiptarë dhe të huaj, një shifër 4 përqind më e lartë se sa 3-mujori i parë i vitit të kaluar - bën me dije sektori i statistikave të Autoritetit Portual Durrës.
Megjithëse tragetet kanë kryer 9 lundrime më pak se sa e njejta periudhë e vitit të kaluar, shifrat e transportit në 3 muajt e parë të vitit 2015 janë përgjithësisht më të larta se sa ato të periudhës janar - mars 2014.
Sipas të njejtave burime, 72.397 udhëtarë janë nisur me tragete drejt porteve të Barit, Brindizit, Triestes dhe Ankonës (Itali), duke shënuar një rritje prej 10 për qind krahasuar me të njejtin muaj të vitit paraardhës. Numri i udhëtarëve në hyrje ka qenë shumë më i vogël se në dalje, vetëm 43.142 vetë, duke regjistruar një rënie prej 5 për qind.
Statistikat bëjnë me dije se shifrat e udhëtarëve vendas që shfrytëzojnë tragetet kanë shënuar një rritje prej 7 për qind, ndërsa është regjistruar një rënie prej 6 për qind e udhëtarëve të huaj që zgjedhin këtë lloj shërbimi. Rritje prej 8 për qind ka patur edhe në transportin e kamionëve me tragete, ndërkohë që vihet re një rënie prej 2 për qind në numrin e përgjithshëm të autoveturave.
Gjatë këtij 3-mujori tragetet kanë transportuar 20.123 autovetura dhe dhe afro 15.600 kamionë dhe trajlerë, ndërsa sasia e mallrave ka arritur në 181.263 ton, ose 4 për qind më shumë se sa në 3 muajt e parë të vitit 2014. /ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.4%
-
Jo
48.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 9378
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Golden Globes 2025/ Filmat ”Emilia Perez” dhe ”The Brutalist” fituesit e mëdhenj! Aktorja ikonë Demi Moore merr çmimin si aktorja më e mirë
6 Janar, 08:20
-
SHBA/60 milionë amerikanë goditen nga stuhia më e madhe dimërore! Disa shtete deklarojnë gjendjen e emergjencës
6 Janar, 08:09
-
Një moment i favorshëm për të zhvilluar projekte të reja...Çfarë thonë yjet për ju sot
6 Janar, 07:44
-
Afera ‘Partizani’/ Berisha duhet të paraqitet sot në SPAK, mobilizon militantët në protestë! Paralelisht seanca paraprake në GJKKO
6 Janar, 07:28
-
Mero Baze: Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK
6 Janar, 07:25
-
Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A
5 Janar, 22:54
-
Visar Zhiti: 470 vjet Meshar dhe një lutje presidentit
5 Janar, 22:49
-
VIDEO/ Roma fiton 2-0 derbin kundër Lazios, futbollistët përleshen në 'Olimpico'
5 Janar, 22:40
-
Terri në gjysmën e vendit për 1 orë, zëvendësi i Ilir Metës ja vë fajin dy TEC-eve lundruese që erdhën nga SHBA
5 Janar, 22:39
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
5 Janar, 22:10
-
Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit
5 Janar, 21:54
-
Trofeu i Superkupës diskutohet me Milanin, Inzaghi: Të mësojmë nga gabimet e derbit të fundit
5 Janar, 21:34