Policia e Durrësit ka zbuluar një ambient të marrë me qira, i cili ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Operacioni policor i koduar “Storm 2”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, përfundoi pas një hetimi njëmujor dhe janë shpallur në kërkim 2 kineze si organizatore të këtij aktiviteti si dhe po hetohen në gjendje të lirë 7 persona.
U shpallën në kërkim dy shtetase kineze, L. L., 38 vjeçe, dhe D. Zh., 46 vjeçe, të dyja banore në Kinë, të dyshuara si organizatore të aktivitetit të paligjshëm.
'Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe "Trafikimi i personave të rritur", finalizoi operacionin policor të koduar “Storm 2 ”, në kuadër të të cilit:
-u shpallën në kërkim shtetaset L. L., 38 vjeçe dhe D. Zh., 46 vjeçe, banuese në Kinë;', thotë njoftimi i policisë.
Nisi procedimi penal për 7 persona të tjerë, mes tyre 2 shtetase kineze dhe 5 shtetas të tjerë, përfshirë një shtetas nga Gjermania dhe katër banorë të Durrësit, për veprën penale “Prostitucioni”.
'-nisi procedimi penal për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit: L. L., 42 vjeçe dhe L. Y., 35 vjeçe, të dyja banuese në Kinë; M. B., 21 vjeç, banues në Gjermani; J. D., 30 vjeç, R. A., 24 vjeç, J. L., 34 vjeç dhe A. L., 29 vjeç, të gjithë banues në Durrës.', njofton policia.
Sipas hetimeve, dy shtetaset kineze të shpallura në kërkim dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion dy bashkatdhetare të tyre në ambientin e marrë me qira nga këto të fundit.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Autoritetet po vijojnë punën për kapjen e dy shtetaseve të shpallura në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rastit.
'Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetaset kineze të shpallura në kërkim shfrytëzonin për prostitucion, 2 shtetaset e tjera kineze, në ambientin që e kishin marrë me qira këto 2 të fundit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 7 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera.', thotë policia.