Qyteti i Durrësit është përfshirë në xhiron e Italisë me vela, që do të zhvillohet në muajt qershor dhe korrik.
Gara do të fillojë në Xhenovë dhe varkat me vela pjesëmarrëse do të ndalojnë në 10 qytete, 9 italiane, dhe për herë të parë një ndalesë e këtij turi do të jetë Durrësi, ku marina italiane do të ndalojë në këtë qytet në datat 6-9 korrik.
Ky event sportiv do të shërbejë edhe për promovimin e turizmit dhe bukurive të vendit tonë.
Ndërkohë, kryeministri EdI Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku shihet spektakli i marinës italine në xhiron e varkave me vela.
“Mirëmëngjes dhe me Durrësin që këtë vit përfshihet në xhiron e Italisë me vela, duke u bërë pjesë e një spektakli tradicional të Marinës Ushtarake Italiane, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama.
Komente










Dakord me ju qe te jemi pjese e botes,por jo qe Adriatiku te kthehet ne nje /liqen/ italian.
PërgjigjuEshte mire te jemi pjese e botes, sesa nje Kore e Veriut sic realisht ishim. Nga te gjithe fqinjet, Italia eshte ajo qe po na hap dyert e na kupton me mire se te tjeret.
Përgjigju