DW: Pa Bashkimin Evropian vaksinimi kundër COVID-19 do të ishte edhe më kaotik

DW: Pa Bashkimin Evropian vaksinimi kundër COVID-19 do të ishte edhe më kaotik

Foto e një qytetari duke u vaksinuar

Vaksina kundër Coronës është një mall ende i rrallë, dhe do të jetë kështu edhe për një kohë të caktuar. Këtu nuk ndihmojnë as thirrjet si ato në samitin e BE, se duhet vaksinuar më shpejt. Edhe pyetja e fajtorit nuk sjell agjë, sepse BE ndërkohë ka porositur 2,6 miliardë doza vaksine tek 6 prodhues. Problemi këtë herë nuk është as tek vullneti e as tek uniteti i BE, por thjesht edhe qartë tek zgjerimi ende në punë e sipër i kapaciteteve të prodhimit dhe sidomos një furnizuesi, që nuk ofron sipas kontratave: AstraZeneca.

Është e vërtetë që disa shtete ishin më të shpejta dhe më të zgjuara në sigurimin e vaksinës. SHBA i zgjeruan kapacitetet e prodhimit dhe vendosën ndalimin e eksportit. "America first" është receta e duhur, sepse tregoi sukses. Izraeli dhe Britania e Madhe i hynë lojës së pokerit fort duke u bazuar tek një furnizues dhe duke siguruar kontrata me avantazhe. Në fund u tregua se "UK first" dhe "Israel first" funksionoi.

Solidaritet me botën

BE ishte e ngadaltë dhe e vonuar, dhe jo shumë e gatshme për t'i hyrë rrezikut. Këtë e ka kuptuar tani Komisioni Europian dhe e ka pranuar. Por për këtë janë përgjegjës të 27 vendet anëtare, e të tregosh me gisht tani tek tjetri nuk sjell gjë.

Bashkimi Europian është i vetmi rajon në perëndimin e pasur, që ka eksportuar në masë të madhe vaksina, pra 70 milionë nga 150 milionë doza, një pjesë në vendet më të varfra në aleancën COVAX të OKB-së. Nga një ndalim eksporti rrezikohet sidomos Britania e Madhe, që mund të prodhojë vetë vaksina e ka tërhequr megjithatë 21 milionë doza nga BE. Eksportimet e vaksinës në vendet më të varfra, fqinje të BE do duhet të vazhdojnë pa ndërprerje. Hapi i duhur, sepse dihet, për sa kohë nuk është vaksinuar e gjithë popullsia e botës, askush nuk  është i sigurtë nga COVID-19. Nëse BE tani do ta ndiqte kursin "EU first" atëherë mjaft vende të tjera do të vuanin.

Solidaritet brenda BE

Dihej që vaksinimi si proces ka nevojë për kohën e vet, që në fillim ka pak vaksina, e më pas prodhimi shtohet. Por pritshmëritë dhe shpresat për të ulur numrin e vdekjeve dhe nervozizmi për shumë kufizime të jetës publike janë shumë të larta. Vaksinimi është temë mjaft emocionale. E nuk është çudi që edhe vetë vendet e BE reagojnë me nervozizëm, me panik, pa gjenerozitet dhe me nxitim, kur bëhet fjalë për elikzirin shpëtimtar të jetës.

Bernd Riegert

E megjithë këto probleme është gjëja e duhur që BE vepron e bashkuar. Nëse do të kishin vepruar më vete shtetet e BE-së do ta kishin shqyer njëri-tjetrin në pazarin e vaksinave. Solidariteti funksionon. Këtë e tregon edhe ujdia parimore për përshtatjen e mekanizmit të shpërndarjes brenda BE, për të rritur furnizimet brenda shteteve anëtare, që kanë pak vaksina.

E këtu nuk luajti rol që shtetet anëtare si Bullgaria e Kroacia vetë e prishën drejtpeshimin përmes politikës së tyre të blerjes. Natyrisht që nuk ecën çdo gjë vaj me fushatën e vaksinimit. Por narrativi që dëgjohet shpesh, se BE e shkaktoi kaosin nuk qëndron. Pa BE situata do të ishte edhe më keq. Në politikën e vaksinimit BE nuk është kaq fatalisht keq, siç thuhet shpesh. Ajo që nuk funksionon aspak është koordinimi i masave anti-Corona dhe organizimi i udhëtimit brenda BE. Aty secili shtet bën atë që do. Austria vendosi lockdown për Pashkët. Gjermania e heq atë. Në Gjermani hotelet janë të mbyllura, në Belgjikë mbyllen kufijtë. Në Spanjë janë të hapur. Në Francë ka ndalim qarkullimi, në Gjermani jo. Dhe të gjitha këto në një situatë pak a shumë të njëjtë infektimi. Këtë nuk e kupton kush./ DW

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë