“Shqipëria është aktualisht një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo vjen me pritshmëri të larta.” Me këtë mesazh reagoi në rrjete sociale komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos, një ditë pas takimit me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Kos theksoi se zbatimi i besueshëm i objektivave që lidhen me sundimin e ligjit është i rëndësishëm për të ruajtur ritmin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Komisionerja shtoi se ky është një hap i domosdoshëm për të arritur standardet e BE në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e demokracisë.
“Shqipëria është aktualisht një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në BE. Kjo vjen me pritshmëri të larta. Tani po vazhdojmë me diskutimet mbi objektivat e përkohshme për sundimin e ligjit. Së bashku me Ministrin e Jashtëm, Ferit Hoxha, theksova nevojën për një zbatim të besueshëm të këtyre objektivave për Shqipërinë, për të ruajtur ritmin në negociatat për anëtarësim. Ky është një hap i rëndësishëm për të arritur standardet e BE-së në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe demokracinë”, tha Kos.
Albania is currently a frontrunner in the EU accession process. That comes with high expectations.
— Marta Kos (@MartaKosEU) March 11, 2026
We are now progressing with discussions on the interim benchmarks on rule of law.
With Foreign Minister @HoxhaFer, I highlighted the need for credible implementation of the… pic.twitter.com/OnxJX26BRm
Lajmi kryesor:
Zgjerimi rikthehet në qendër të agjendës së BE-së, Ministri Hoxha: Shqipëria e përgatitur përmes reformave institucionale











