Tre javë më parë u përdhunua një turiste italiane 18-vjeçare në plazhin e Durrësit e cila u mashtrua nga “besa” dhe mikpritja në Durrës.
Përtej elementëve të tmerrshëm të krimit, ajo që më tronditi më shumë ishin 90% e komentuesve që shkruanin kundër vajzës italiane dhe mbështesnin autorin e krimit që ishte roja e plazhit dhe meqë e kishte gjetur të dehur nga alkoli buzë detit, i “legjitimohej” të bënte çdo gjë me minorenen italiane.
Pa kaluar tre javë…Vdekja e italianit 44-vjeçar, Edoardo Sarchi, administrator i kompanisë italo-shqiptare Tegola Edilcentro, në mes të natës në Salari të Tepelenës, është më shumë se një tragjedi e izoluar. Ajo është një sinjal alarmi, një kambanë që bie mbi një vend ku krimi i organizuar dhe pandëshkueshmëria kanë ndërtuar murin e tyre të hekurt përpara zhvillimit.
Në vend që të flasim për fabrika, punësim dhe investime, jemi sërish dëshmitarë të një skenari të njohur: një biznesmen i huaj i gjetur i pajetë në rrethana të errëta, dëshmi kontradiktore, me disa të shoqëruar dhe të liruar brenda pak orësh, prova të mjegulluara, e mbi të gjitha heshtje nga institucionet. Ngjarja ngjan me një teatër grotesk ku aktorët ndryshojnë versionet e tyre, ndërsa e vërteta mbetet në prapaskenë.
Biznesmeni italian ishte mysafir dhe ishte ftuar nën besën e ortakëve të tij për gjah në zonën e Tepelenës.
Një vend që shoqëria nuk mbron jetën e investitorëve të huaj, nuk mund të pretendojë të mbrojë kapitalin e tyre. Çdo gur që një biznesmen si Sarchi vendos mbi themelet e ekonomisë, rrezikon të shembet në baltën e pandëshkueshmërisë. Shqipëria, në vend që të shfaqet si tokë mundësish, po ngjan gjithnjë e më shumë me një fushë gjahu ku kapitali i huaj bëhet pre e errësirës.
Nga Tepelena deri në Tiranë, nga fabrika e tullave te korridoret e prokurorisë, mbizotëron e njëjta panoramë: mungesë transparence, mungesë përgjegjësie, mungesë drejtësie. Nëse Sarchi vdiq nga një aksident i rastësishëm apo nga një vrasje e planifikuar, kjo ende nuk dihet. Por një gjë është e qartë: mënyra se si shteti shqiptar trajton këtë çështje është po aq fatale sa plaga që i mori jetën.
Çdo investim i huaj që hyn në Shqipëri ngjan me një kështjellë të ndërtuar mbi rërë. Sa herë që krimi sfidon ligjin dhe del i padënuar, themelet e kësaj kështjelle shemben, duke lënë pas vetëm pluhur, gjurmë gjaku dhe frikë.
Por kjo panoramë nuk ndalet te investitorët. Tre javë më parë, turistja italiane 18-vjeçare u përdhunua në një plazh shqiptar – një krim i rëndë, i shoqëruar nga e njëjta heshtje e zakonshme. Ndërsa shteti nuk garanton siguri, shoqëria shqiptare shpesh rrëshqet drejt normalizimit të tmerrit, sikur këto akte të ishin thjesht lajme të përditshme dhe jo plagë që gjakosin imazhin e vendit.
Nëse vrasja e një biznesmeni italian dhe përdhunimi i një turisteje trajtohen si episode të zakonshme, atëherë Shqipëria nuk është më një destinacion i investimeve apo turizmit, por një terren ku krimi mbillet dhe heshtja e ujit e bën të lulëzojë.
Ndoshta besa dhe mikpritja shqiptare, janë një virtyt që i përket shekullit kaluar.
-
KE TE DREJTE KRESHNIK..QEVERIA NUK CAN KOKEN PER KETO KRIME.. A THUA SE U VRA NJE MIZE.....SHTETI DUHEJ TE ZBARDHTE NGJARJEN NE 24 ORE.....SSALIU E THA KUSH ESHTE VRASESI....AI KA INFORMACION...TE DETAJUAR.....NDIQNI ATA QR THOTE SALIU SE JANE VRASES....
Përgjigju -
Ata qe e kane shoqeruar e kane vrare.. e thjeshte..
Përgjigju -
Ama kur flet edhe ky per besen e normat.. vaj halli
Përgjigju -
Po nqs ky ka shkelur kodin e mikpritësit?? Se këta të huajt, vijnë në Shqipëri dhe i presin si perëndi, ashtu si e kërkon zakoni. Por këta mikpritjen e marrin si dobësi, dhe rastet e abuzimit me mikpritjen janë pa fund.
Përgjigju -
Po nuk bote politike me vdekjen Keta gjitholloget
Përgjigju -
Dole edhe ti te na tregosh besen?! Pse vetem ne Shqiperi ndodhin keto?! Sa shqiptare vriten ne Itali ne vit?
Përgjigju -
Kreshnik, 'Besa'eshte dicka e sajuar per ate qe ka munguar. Ku egziston Pabesi duhet vene nje rregull balancues. Dhe per kete shpiket Besa. Pse nuk ka qene i nevojshem aplikimi i 'Beses' per shembull ne Voskopoje apo ne Kavaje, Gjirokaster apo Berat?? Thjesht se atje ka qene nje rregull apo ligj i kohes dhe te gjithe kane vepruar duke respektuar ate. Per çudi ato vende kane patur me shume zhvillim ekonomik se vendet me te ashtuquajtur 'Bese". Keqardhje per E.Rama qe e perdor kete element. Per mua eshte qesharak dhe i pavlere.
Përgjigju-
Fiks Te pakten ne shekullin 20 dhe 21 besa ne Shqiperi nuk ka ekzistuar,thjesht u takon legjendave me Gjergj elez aline Kush përmend shprehjen per bese,e sigurte qe po ta fut E njëjta gje dhe me ashtuquajturin kanun qe vetem kanun nuk eshte sepse vrasin gra dhe femije,punësojnë per kete pune deri dhe portogeze
-








Komente
Komento