Dy kisha bashkojnë rritet fetare të së 'premtes së zezë' në Berat, qindra ndjekin 'Kapërcimin e Epitafit'! Si u prit dhe në Vlorë e Korçë

Në prag të Pashkës Ortodokse e premtja e zezë është dita që simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit në kryq.

Riti i kalimit nën epitaf këtë vit për shkak të situatës së pandemisë në Korçë u zhvillua brenda katedrales "Ringjallja e Krishtit" duke munguar bashkimi i epitafeve të 7 kishave dhe marshimi tradicional i qindra besimtarëve dhe turistëve. Mungesa e këtij rituali tradicional është ndjerë së tepërmi nga qytetarët korçarë.

Edhe në Korçë dhe Vlorë janë kryer ritet e kësaj dite. Pas vuajtjeve i kryqëzuar në Kryq, Jezu Krishti vdiq të premten, sipas Biblës dhe ndaj kjo ditë konsiderohet si e "premtja e zezë" për besimtarët orthodoksë. Në qytetin e UNESCOS, kjo ditë është kaluar plotë lutje dhe falje, ndërkohë që rritet fetare janë ndjekur nga qindra qytetarë, të cilët pavarsisht besimit të tyre fetare janë bashkuar. Ceremonitë fetare të "Së premtes së zezë" edhe në Berat janë zhvilluar paralelisht në të gjitha kishat e qytetit të konsideruar si qyteti i harmonisë fetare, ndërkohë që epiqendra e rriteve është vendosur në Katedralen e Shën Dhimitrit në qendër të qytetit dhe Kishën e "Shën Spirillonit" që ndodhet në lagjen muzeale "Goricë". Rreth orës 20:00 nga të dyja këto kisha ka nisur rrugëtimi i epitafit të shenjtë, që simbolizon varrin e Krishtit. Me epitafin e shenjtë korri dhe qindra besimtar u nisën nga kishat duke kënduar nëpër rrugët e qytetit për tu bashkuar në pedonalen  drejtuar rritet fetare, në Katedrale, ku besimtarët janë lutur për shëndet, mirësi dhe lumturi, pas kapërcimit të Epitafit. 

Rritet fetare të "Së premtes së zezë" janë më rë rëndësishme për çdo besimtar orthodoks, pasi biri i perëndis ndëroi jetë, për tu ringjallur mesnatën e madhe të së shtunës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana