Dy pyetje pergjigje per lobimet

A janë transparente lobimet, që bëhen me konsulentë të huaj?
Prej fillimvitit 2006 qeveria shqiptare po përdor gjithnjë e më shumë lobimin, duke bërë kontrata me kompani apo individë të huaj, shumica amerikanë. Por nuk ka bërë transparente asnjë kontratë: as detajet, as shumat e pagesave, as punën që është bërë dhe as përfitimet që ka patur Shqipëria, në emër të të cilës bëhet edhe lobimi. Shumë ndryshe nga qeveria amerikane, prej të cilës kërkon mbështetje.

Po opozita e ka përdorur këtë praktikë?
Partia Socialiste nuk ka mbetur jashtë lojës së lobimeve amerikane. Disa vite më parë, selia rozë vendosi të marrë konsulencë nga një kompani amerikane lobimi "Rosky Baerlein Strategic Communications, Inc", kundrejt pagesës së 100 mijë dollarëve. Në kontratën e nënshkruar në 23 mars 2010, thuhej se kompania amerikane do të siguronte mbështetje për ndryshimin e politikës së jashtme të Departamentit të Shtetit ndaj Shqipërisë.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë