E në këtë fantazi ishte i ftuar chef/ kuzhinier Alfred Marku i cili ndau përvojën e tij në fushën e gatimit duke sjellë recetat e tij për të gjitha amvisat të cilat përfitojnë receta të veçanta, të shijshme dhe të lehta për t`u gatuar, nëpërmjet ekranit të A1 Report.

Dy recetat që u paraqitën në kuzhinë ishte me dy produkte shtazore: mish dhe peshk.
Gatimi filloi me peshkun që sipas chef Marku është dhe më i lehtë në konsum si dhe duhet respektuar shkalla e shijeve në të cilën peshku rradhitet i pari. Më pas vjen mishi.

Receta e parë u gatua dhe u servir në mënyrën më fine si pjata e parë që mund të konsumojmë në tryezën tonë.

Receta: Peshk me krem kungulli
Levrek
Kungull i verdhë
Vaj ulliri
Limon
Rozmarinë
Galet
Kripë
Spec djegës
Qepë e njomë

Chef Alfredi përveç paraqitjes së recetave dhe gatimit të tyre këshilloi të gjitha amvisat që kuzhina kërkon shumë pasion dhe produktet e thjeshta ushqimore janë ato që kanë më shumë vlerë.

“Kuzhina ime përbëhet nga përbërës të thjeshtë por me receta të veçanta. E rëndësishme është që të ekzistoj një lidhje në shije tek produktet që kombinojmë me njëri –tjetrin”, tha chef Marku.

Receta: Mish me Manaferra
Manaferra
Gjalp
Hurdhër
Piper i zi
Mish
Krip
Verë e kuqe
Ujë
Majdanoz
Vaj ulli

Në kuzhinë nuk duhet të mungoj asnjëherë pasioni dhe vaji i ullirit u shpreh chef Marku gjatë gatimit të dy recetave të tij.
Për të dalluar sa cilësor është vaj i ullirit Chef Marku këshilloi të gjitha amvisat që duhet provuar nga aroma, ngjyra, shija dhe trashësia.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)
