Dy rreziqe për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese deri në dhjetor

Dy rreziqe për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese deri në dhjetor

Gjykata Kushtetuese

Objektivi i shpallur për të plotësuar Gjykatën Kushtetuese deri në fund të vitit, është i rrezikuar seriozisht nga dy faktorë. E para dualiteti mes Presidentit dhe parlamentit që coi dhe në krizën e vitit të kaluar dhe e dyta sjellja e Gjykatës Administrative të Apelit, si fortesa e fundit e drejtësisë së vjetër në Shqipëri.

Ambsadaorja e SHBA Yuri Kim dhe ambasadori i BE Soreca përsëritën sot apelin që Gjykata të plotësohet deri në fund të vitit, por duket se do të duhet më shumë se kaq që ky objektiv të arrihet.

Janë tre vende të shpallura bosh nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për në këtë gjykatë. Dy vakanca i përkasin Presidentit dhe një Kuvendit.

Problemi i parë është se për shkak të numurit të kufizuar të kandidatëve Presidenti dhe Kuvendi duhet të bashkëpunojnë për të mos djegur kandidatët e njëri tjetrit në procein e përzgjedhjes. Një situatë  e tillë ndodhi vitin e kaluar, ku për shkak të interpretimeve të ndryshme, për të njëjtin vend u përzgjodhën dy kandidtatë të ndryshëm dhe Presidenti pranoi për betim atë që zgjodhi vet, duke e goditur rënd procesin.

Sivjet situata nuk duket më mirë nga ana e presidentit, shto dhe paranojat e shtuara të tij, para zgjedhjeve.

Problemi i dytë mbetet Gjykata Administrative, e cila ka dal nga funksioni i saj si një shkallë gjyqësori që vlerëson a janë zbatuar në rregull procedurat por përpiqet të diktoj kandidatura për emërim. Rasti i një kandidateje që Gjykata Administrative e kthen për herë të dytë KED, me këmbngulje në KED, që ta shikoj për herë të tretë tejkalon koptencat e saj si Gjykatë Administrative . Vlerësimet e KED, nëse një kandidatë vlen,  janë kopetencë substanciale e KED. Gjykata administrative mund të shikoj vetëm nëse është respektuar procedura. Kthimi për herë të dytë i së njëjtës kandidaturë nga kjo gjykatë ne KED, përvecse bllokon punën dhe kohën e KED për të vepruar shpejt me listën, tregon dhe fuqinë që kanë lidhjet personale në sistemin e drejtësisë.

Nga një anë përdorimi i Gjykatës Administrative si një hallk që zvarrit procesin dhe nga ana tjetër konflikti politik President shumicë, jane dy fakotrët që mund ta lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese edhe këtë vit. Nëse munden!

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MARJAN: 07/12/2020 23:00

    Dihet medoemos se duhen zbatuar porosite e profesionisteve

    Përgjigju
  • Tirona: 07/12/2020 21:00

    Kesaj rralle nuk kane ku ta lujane bythen se SHBA dhe BE do iu vendosi ketyre Prangat dhe makinen e se vertetes mbi tavolinen e punes dhe po te duan ta luajn bishtin si Tusha me shoket e saj ashtu the ata te gjykates se apelit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja