Dy shokët vrasin shpërndarësin e
picave, vetëm që të mos paguanin

Dy shokët vrasin shpërndarësin e<br />picave, vetëm që të mos paguanin
Dy burra kanë vrarë shpërndarësin e picave, për t’i marrë pa paguar 3 pica. Kjo është një nga vrasjet më të çuditshme me të cilat është përballur një gjykatë në Britani.
 
Dy shokët ishin duke pirë kur morën vendimin që të ushqehen pa paguar. Shokët kanë telefonuar picerinë dhe kanë porositur, sapo 45-vjeçari Ali Qasemi ka sjellë picat është goditur duke përplasur kokën në trotuar.
 
Qazemi ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa gruaja e tij ishte sërish shtatzënë. Shpërndarësi i picave vdiq nga një dëmtim serioz në kokë dy ditë pas sulmit.

Bashkëshortja e Qasemit është u shpreh pas vrasjes së tij në maj: “Burri im ishte gjithçka për mua, miku im më i mirë, shoku e shpirti im binjak e mbi të gjitha një baba i mrekullueshëm. Ai ishte një njeri i dashur që gjithmonë kujdesej për familjen dhe miqtë. Kjo është një kohë shumë e vështirë për mua dhe fëmijët. Po prisnim fëmijën e tretë dhe më dhemb zemra që ai nuk do të jetë këtu t’i shohë të rriten”.

qasemi
 Ali Qasemi

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran