Britani - Dy shqiptarë do të dëbohen nga Britania e Madhe pasi u kapen duke grabitur një banesë.

Por, mëparë Alekt Nikolli, 28 vjeç dheEraldo Luka, 21, do të kryejnë një dënim prej 22 muaj burg.

Dy grabitësit shqiptarë u kapen me presh në duar pasi i zoti i shtëpisë u kthye në momentin që ata ndodheshin brenda banesës.

Nikolli dhe Luka u larguan, por policia nisi kontroll për kapjen e tyre në zonën ku ndodhi grabitja më 6 nëntor të këtij viti.

Policia i kapi dy shqiptarët ndërsa po përpiqeshin të fshiheshin në një kafe në Furzefield Centre në Londër.

Dy shqiptarët të cilët nuk kishin një adresë fikse, u dënuan nga Gjykata në St Albans për grabitje, e cila ndodhur në mëngjes rreth orës 6 ku morën para dhe sende me vlerë.

Ata gjithashtu po atë ditë kishin kryer dhe një tjetër grabitje. Ndërkohë me afrimin e krishtlindjes, policia ka paralajëmruar banorët për rrezikun që u kanoset nga grabitësit.
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)