U dërguan në gjendje kome, kthehen me këmbët e tyre nga Italia, dy të mbijetuarit e tërmetit tragjik: Kemi rilindur

TIRANE-Albert Cara dhe Marlin Shkodra, dy të mbijetuarit e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit të vitit të kaluar u kthyen sot në Shqipëri pas 3 muajsh trajtim të specializuar në një prej spitaleve më të mira në Itali. “Për ne është një jetë e dytë, kemi rilindur” tha Alberti, ndërsa shumë i emocionuar u shpreh edhe Marlini. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu i priti në pistë në Rinas, aty ku edhe i përcollëm bashkë 3 muaj më parë, varur vetëm në një fije të hollë shprese, por sot u kthyen shëndoshë e mirë me këmbët e tyre, por me plagë të rënda në shpirt prej humbjes së familjarëve nga tërmeti.

Ata janë shoqëruar edhe nga ekipi i mjekëve që i ka trajtuar për afro 3 muaj në vendin fqinj. “Nuk më besohet që jeni në gjendje kaq të mirë. Shumë faleminderit miqve tanë italianë për ndihmën e pakursyer”, u shpreh ministrja Manastirliu. Alberti është i mbijetuari i vetëm i familjes Cara, pasi nga tërmeti humbi gruan, dy djemtë, vajzën, të fejuarën e djalit, nusen e xhaxhait dhe mbesën në Thumanë. Lajmin tragjik 59-vjeçari e ka mësuar në Itali, pasi doli nga gjendja e rëndë që ndodhej pasi u transportua nga Shqipëria.  30-vjeçari Marlin Shkodra nga Durrësi u dërgua në gjendje kome në Itali. 

Biseda e ministres së Shëndetësisë me Albertin dhe Marlinin
Ogerta Manastirliu: Unë Marlinin e kam parë në gjendjen më të vështirë të jetës së vet
Marlin Shkodra: Shumë faleminderit, nuk e di se cfarë të flas
Ogerta Manastirliu: Po ti....
Albert Cara: Faleminderit, faleminderit
Ogerta Manastirliu: Albertin e kam takuar, por të më kishin thënë dil përpara dhe më thuaj kush është, nuk do të njihja dot
Albert Cara: Nuk ke faj, më ke parë copë copë
Albert Cara: Kontributi juaj dhe i mjekëve në Itali ka qenë perfekt. Kam respekt për ju dhe këta që kanë bërë një punë perfekte. Ju jemi shumë mirënjohës
Ogerta Manastirliu: Jeni rikuperuar plotësisht, ne do të vijojmë që të kujdesemi për ju, ishte një tragjedi që nuk gjenden fjalët për të përshkruar sa kemi vuajtur të gjithë bashkë, por të ringrihemi të gjithë bashkë. Fakti që sot ju jeni mirë....
Albert Cara: Kemi rilindur. Ky ka rilindur 30-vjeç, unë 59-vjeç nga e para edhe njëherë për të filluar jetën e re. Dikush më tha atje në pavion, Albert, se kisha bërë gati me folur shqip gjysmën e pavionit, më tha se 'ju shqiptarët jeni të fortë, ku e gjeni atë forcë, edhe ne njerëz jemi, më tha, por ju jeni të fortë si e përballoni.
Nëna e Marlin Shkodrës: Fëmija im sot jeton falë jush, doktorëve dhe gjithë personelit
Ogerta Manastirliu: Jemi angazhuar për cdo njeri, asnjëri nuk është vetëm
Nëna e Marlin Shkodrës: Faleminderit, fjalët nuk shprehin sa duhet, faleminderit
Ogerta Manastirliu: Ju presim të gjithëve me mall dhe kënaqësi të paparë
Vëllai i Albert Carës: Respekte dhe mirënjohje pa fund
Ogerta Manastirliu: Ne do të vijojmë që të kujdesemi për Marlinin dhe Albertin, mezi ju kanë pritur, një dashuri të madhe nga të gjithë
Albert Cara: Më thonin a do të rrish akoma në spital, unë u thoja do të shkojë njëherë atje se më ka marrë malli, pastaj të kthehem prapë
Ogerta Manastirliu: Për ne është një gëzim i madh rikthimi në shtëpi i Albertit dhe Marlinit. Për të gjithë ne, unë dhe kryeministri jemi interesuar vetë me mjekët dhe ekspertët, është gëzim i madh që u kemi sot këtu
Albert Cara: Kënaqësia është e jona që kemi lindur për herë të dytë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 24/02/2020 23:04

    Jete e shendet paçi, bravo per optimizmin.

    Përgjigju
  • LORA: 24/02/2020 19:38

    Lajm shuuuume i bukur. Lufta per te fituar jeten eshte e shenjteruar.

    Përgjigju
  • me ne fund: 24/02/2020 17:02

    o shqiptarja .com duhet te beni nje rubrike me ne fund ku te pasqyroni vetem lajme te mira se na ngrohet zemra kur lexojm te tilla gjera.mos u beni dhe ju si kazanet e tjere .behuni ndryshimi !!RUBRIKA E LAJMEVE POZITIVE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë