Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Pilur, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë nisur forcat zjarrfikëse të Himarës për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri vijon të jetë aktive në Parkun Kombëtar të Llogarasë, ku prej disa orësh po punojnë intensivisht efektivët e shërbimit zjarrfikës, Forcat e Armatosura dhe punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM).
Zjarrfikësit e lidhin vështirësinë kryesoret me shtresën e humusit nën tokë, e cila bën që vatra të ndizet sërish, edhe kur në sipërfaqe duket sikur flakët janë shuar.
Autoritetet e konsiderojnë situatën shqetësuese, pasi zjarri mund të riaktivizohet në çdo moment, duke u përhapur edhe në sipërfaqe të tjera të Parkut Kombëtar të Llogorasë.
Lajmi në përditësim
Komente









