Analizë pretencioze e një jobesimtari: Cili projekt do të fitojë në konkursin për xhaminë e re qendrore të Prishtinës, ai i frymëzuar nga islami modern, apo ai që ofron një islam konservator?
Konkursi për ndërtimin e xhamisë së re qendrore në Prishtinë është shquar, befasisht, me një procedim të rregullt dhe gati shembullor urbanistik: është shpallur konkursi ndërkombëtar, janë prezentuar publikisht 81 projekte të arkitektëve nga bota (ndër ta edhe disa me famë botërore) dhe juria e përzier profesionale dhe e përfaqësuesëve të investitorit, Bashkësisë së Fesë Islame, i kanë veçuar dy projekte që janë kaulifikuar në finale dhe që pas plotësimit të disa kërkesave shtesë, njëra prej tyre ka gjasa edhe të realizohet.
Sipas mendimit dhe shijes time, kjo procedurë parimisht e mirë ka mundur të jetë jo edhe aq e ngutshme në fazën finale të prezentimit dhe përzgjedhjes, duke involvuar më shumë zëra dhe kritere në selektimin e fituesëve të konkursit që janë plasuar në finale. Juria seleksionuese ka mundur, p.sh., të ketë më shumë konsiderata për projektin e Zaha Hadid, i cili ka vlera të jashtëzakonshme arkitekturale në stilin e njohur të saj që kritika botërore e vlerëson si “tejet kontemporane, organike dhe inovative”. Projekti i studios të Hadid do të korrespodonte me disa vlera të arkitekturës moderne që i ka Prishtina (p.sh. godina e Bibliotekës Kombëtare) dhe me volumet e saj të valavitura dhe kupolat e shumta, do të mund të fisnikëronte edhe hapësirën relativisht jo aq atraktive ku do të ndërtohet xhamia e re. Nuk do të ishte pa rëndësi edhe fakti se me përzgjedhjen e këtij objekti Prishtina do të futej në hartën e objekteve të shquara të arkitekturës kontemporane botërore. Por, juria si duket nuk ka pasur guxim të mjaftueshëm, ndoshta edhe sepse kostoja e realizimit të këtij objekti do të ishte shumëfish më i madh se i atyre që janë përzgjedhur. Po kështu, kihet përshtypja se investitori nuk ka insistuar sa duhet që të vendosë raporte më të ngrohta me pushtetin aktual në Prishtinë dhe Qeverinë e Kosovës, por edhe opinionin e gjerë profesional, gjë që do të mund ta hiqte frikën nga kostoja e lartë e realizimit.
Nëse do të ndërhynte edhe pushteti, madje edhe me vullnetin e vet, besoj se projekti i Hadid do të mund të gjente financues tjerë të fuqishëm nga shtetet e botës islame me të cilat Kosova ka vendosur raporte ndërshtetërore të mira. Disa nga këto shtete kohëve të fundit janë duke bërë çudira inovative edhe në kuadër të depërtimeve të arkitekturës botërore, e kam parasysh sidomos Dubain, Katarin, Malajzinë dhe disa vende tjera që janë bërë atraksione globale për nga imagjinata përrallore, sikur të ishin pjesë e “Një mijë e një netve” ultramoderne. Por, t’i kthehemi përzgjedhjes që ka bërë juria.
Dy objektet që janë kualifikuara për finale ashiqare tregojnë se juria është ndarë në dysh, sepse njëri projekt i takon tabanit modern dhe vërtet bën pjesë ndër propozimet më të bukura dhe më konsistente që kanë marrë pjesë në konkurs, kurse tjetri paraqet një amalgam dhe komplim jo shumë inventiv, që nuk do të sjell asnjë vlerë arkitektonike qytetit të Prishtinës.
Projekti i parë është inspiruar me traditën e arkitekturës islamike në Kosovë, është xhami me një kube të madhe dhe një minare, që kanë mundur ta kenë pikënisje xhaminë e Madhe të Prishtinës (Sultan Mehmet Fatih) ose Xhamia e Sinan Pashës në Prizren, por që masat e volumit të saj i kanë përshkuar me vijat brinjërore që ngriten lart duke theksuar kështu spiritualitetin e objektit fetar dhe që pastaj e gjithë kjo masë i qaset qiellit, si një trandafil i madh që e madhëron krijuesin e botës, Allahun. Në vetë ekspozitën, mua që nuk jam besimtar, ky ka qenë objekti me qasje më të thellë dhe më mistike, që më ka rrotulluar diçka në bark dhe në shpirt, si kur i lexoj poezitë e të madhërishmit, Mevlanës, Rumit.
Një tjetër përparësi që ka ky projekt është mënyra se si i ka fshehur prapa masiviti të gromadës që ngrihet lart, objektet tjera që i ka kërkuar projekti, qendrën tregtare dhe garazhën, që nuk shihen fare por zënë pjesën e poshtme të godinës, duke mos e ulur kështu aspak funksionin primar të tempullit fetar, me funksionet që Bashkësia e Fesë Islame i kërkon që të ketë përfitime materiale të ketejbotshme.
Definitivisht, jam i bindur që ky projekt është propozuar nga pjesa profesionale e jurisë, por nuk insistoj, mund të jetë edhe paragjykim i imi.
Objekti i dytë që është propozuar për përzgjedhje finale, është një projekt që e përshkon një shije konservatoredhe monumentalitet artificial. Objekti i ka katër minare dhe të gjitha format arkitektonike dhe modeluese të saj janë pa anjë referencë as në traditën arkitekturale islamike të Kosovës e as në arkitekturën moderne. Ky objekt nuk përkon as me karakterin e islamit në Kosovë, që është përgjithësisht i moderuar dhe bën pjesë në frymën e një islami të tabanit evropian, që përfshin edhe mainstreamin e spiritualitetit në Turqi dhe vendet tjera të Ballkanit ku ka mjaft besimtar mysliman. Nëse do ta kishim këtë objekt në atë hapësirë që është e rrethuar me objektet e arkitekturës kryesisht provinciale të modernes socialiste, ai do të vendosej atje si një mish dhe objekt i huaj, me format që nuk preferohen as në botën e lindjes, nga ku përndryshe kohëve të fundit po shartohet në islam jo vetëm konservator, por edhe jashtë kohës.
Unë do të doja, si jobesimtar që adhuroj format e bukura dhe krijimtarinë arkitektonike domethënëse, që në këtë rast të mos përsëritët gabimi që është bërë kur është projektuar katedralja katolike në Prishtinë, që është ndërtuar disa qindra metra larg vendit ku do të ngrihet xhamia e re qendrore e Prishtinës. Katedralja vërtet është projektuar me përmasa monumentale, por si arkitekturë është vetëm një replikë aspak inventive e bazilikave të vjetra, që nuk e pasuron me asgjë pamjen e qytetit.
Do të doja që xhamia të mos jetë edhe një objekt eklektik provincial, pa vlera arkitektonike, por as ato spirituale, sepse objektet fetare të sotme, sipas mendimit tim, duhet të pasqyrojnë shpirtin kërkues të besimtarëve të sotëm dhe jo të përhapin imitimet e ideve dhe formave të mbyllura, që besimtarët e sotëm i reduktojnë jo në qenie krijuse dhe inventive, por në epigona.
Nga Shkelzen Maliqi
/Shqiptarja.com