Kryeministri Edi Rama ka promovuar nw rrjetet e tij sociale Programin Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, duke thënë se bizneset shqiptare kanë një mundësi të re financimi me kredi deri në 200 milionë lekë.

“Nga sot bizneset shqiptare kanë një mundësi që nuk e kanë pasur më parë, kredi deri në 200 milionë lekë për çdo biznes, për më shumë pajisje, zgjerim të kapaciteteve, teknologji të re apo automatizim, për fermerët, prodhuesit, bizneset e turizmit, transportit dhe teknologjisë, si edhe çdo sipërmarrje mikro, të vogël e të mesme që dëshiron të hedhë hapin tjetër. Me normë interesi preferenciale 2-3%, afat shlyerjeje deri në 10 vite, apliko deri më 20 nëntor 2027”, thuhet në videon e publikuar nga Rama.

Krahas videos, kryeministri shkruan se Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” krijon mundësi të reja financimi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, me normë interesi preferenciale dhe Garanci Sovrane.

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” është një instrument i ri financiar i Qeverisë Shqiptare, i krijuar për të lehtësuar aksesin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në financim dhe për të nxitur investimet në sektorët prioritarë të ekonomisë.