Dyfishohen turistët në Kolonjë, kryebashkiaku: Sfidë akomodimi! Operatori turistik: Dominojnë gjermanët, çekët e polakët

Kolonja mbetet një nga atraksionet më të njohura turistike në vend, për bukuritë që ofron, traditën e kulinarinë. Viti që lamë shënoi numër rekord prej 28 000 turistësh, ç’ka kërkon më shumë investime sidomos në njësitë akomoduese.

"Jemi pak më shumë se dyfishuar nga 2022 e mbi trefishuar nga 2021. Po ndërrojmë këndvështrim. Jo si të bëjmë reklamë që njerëzit të na vijnë por si të shkojmë drejt cilësisë, rritjes së numrit të akomidimeve. Numri është por a i ofrojmë atë që duhet? Është gati dyfish numri i qëndrimit nga ai i kalimit ", thotë Erion Isai, kryebashkiak. 

"Numri i turistëve si të huaj dhe vendas ka qenë në rritje. Me hapjen e hotelit të ri e shohim se jemi më të ngarkuar. Të dyja llojet e turistëve janë. Turistët vendas vijnë nga Shqipëria e mesme, një pjesë edhe nga veriu, kurse turistët e huaj dominojnë gjermanët, çeke, polake”, thotë Edi Bilo, operator turistik.

Kolonja, e veçanërisht fshati turistik i Rehovës është destinacion i frekuentuar më së shumti në verë nga turistë të huaj nga Evropa Qendrore dhe ajo Lindore.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sala: 15/01/2024 16:08

    Dyfishohen turistet ne Kolonje....hahahaha ca s nigjon!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë

Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë