Dyshime për manipulim në zgjedhjet
e PD në Vlorë, tërhiqen 3 kandidatë

Dyshime për manipulim në zgjedhjet<br />e PD në Vlorë, tërhiqen 3 kandidatë
VLORE - Edhe në qytetin e Vlorës zgjedhjet brenda Partisë Demokratike janë zhvilluar me jo pak probleme. Pavarësisht se kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte vet në Vlorë, problemet kanë qënë të shumta.

Geron Gumbardhi, Petrit Golemi dhe Arben Sinani, tre kandidatët për kreun e PD-së në qytetin bregdetar janë tërhequr nga gara. Gumbardhi u tërhoq për parregullsi në proces, ndërsa ka thënë se procesi është i manipuluar.
 
“Në momentin e fundit u shtuan 4 persona në listë.  U shtuan 4 persona që ishin përjashtuar nga kryesia e PD. Deri në momentin e fundit nuk dinim kush ishte në garë. Procesi dhe gara është e manipuluar dhe Alibeaj është përgjegjës për këtë proces”, ka thënë Gumbardhi.
 
Me herët kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sërish qeverinë se Rama-Meta se po bën zullume.  

“E kam parë dhe ndjerë kudo që fushata e PD-së, është shoqëruar me entuziazëm, ngjarje me interes të madh publik. Në jemi një opizite e bazuar në fakte, duke denoncuar zullumet  e qeverisë Rama- Meta dhe këmi arritur te bindim shumë më shumë vullnetesh qytetarësh se më 23 qershor”, ka thënë Basha.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë