Kylian Mbappe është liruar nga akuzat për përdhunimin e dyshuar të disa javëve më parë. Sulmuesi i Real Madrid nuk iu bashkua kombëtares franceze dhe udhëtoi për në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, aty ku u akuzua për përdhunim.
Këtë të enjte prokurorët suedezë thanë se kanë hequr dorë nga hetimi për shkak të provave të pamjaftueshme, siç raporton AFP dhe medie të tjera në Evropë.
Në një deklaratë, hetuesja kryesore Marina Chirakova tha se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vazhduar hetimin, i cili u përqëndrua në një incident në një hotel në kryeqytetin suedez.
Prokurorët nuk e emëruan kurrë publikisht të dyshuarin në hetim, por disa media suedeze raportuan se ishte sulmuesi i Real Madridit, Mbappe, i cili vizitoi Stokholmin në tetor gjatë një pushimi.
Në atë kohë, ekipi ligjor i Mbappe i hodhi poshtë këto raporte si të rreme.