SARANDË- Struktura anti-korrupsion e kryeministrisë ka ‘zbarkuar’ në Sarandë. Report Tv mëson se ditën e sotme ato kanë ushtruar një kontroll blic në Kadastrën e Sarandës, ku raportohet se janë sekuestruar një sërë dosjesh të dyshimta korruptive. Zonat me interes ekonomik, siç është bregdeti i Shqipërisë, kryesisht në jug të vendit janë pikat kryesore ku abuzimi me pronat ka qenë tepër i lartë, për këtë arsye edhe plazhet e Sarandës dhe të Vlorës kanë qenë në fokus të këtij operacioni.
Tre koordinatorët e urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, Helena Lula, Enertil Canaj dhe Sokol Plaku kanë sekuestruar një sërë dosjesh, teksa kanë paralajmëruar se do të ketë ndëshkime nga nivelet më të larta drejtuese në këtë institucion deri në ndjekje penale.
Kujtojmë që pak ditë më parë, kreu i Kadastrës, Artan Lame ka paralajmëruar largimin e një sërë drejtuesish të Kadastrave në rrethe “që nuk janë në lartësinë e duhur të detyrës”, duke nisur nga Shkodra, Lezha, Kruja, Durrësi, Tirana, Korça, Saranda e Fieri, e për pasojë shpalli thirrjen për aplikime për drejtues të rinj. Kjo deklaratë e Lames është pasuar edhe më këto operacione, teksa priten të mësohen më shumë detaje në vijim.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1484
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës
26 Dhjetor, 15:35
-
Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim
26 Dhjetor, 15:20
-
Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja
26 Dhjetor, 14:15
-
Zyrtare/ Bruno Telushi rikthehet në shtëpi pas 7 vitesh, firmos me Flamurtarin
26 Dhjetor, 10:55
-
Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital
26 Dhjetor, 10:00
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Krimi në familje në Sarandë, e arrestuara shtang hetuesit: Tentova ta vrisja dhe më parë bashkëshortin, nuk kisha arsye!
25 Dhjetor, 15:53
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:12
-
Çelet tenderi 95 mln lekë për projektin e rehabilitimit të hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhjen me aeroportin
25 Dhjetor, 12:39
Obobo, me bekimin e deputetit.....Rama mer masa ke drejtore te Ministrise se Financave sa te duash jane KRYEHAJDUTER, po te doni investigoni, ose her tjeter ju jap emrat. Skandale pa fund, vajten 3-4 vite po vjedhin edhe lek nga letrat e haleve, jo tendera, nafte e shume te tjera, lyejne institucionet nga 3-4 here e nderrojne zyra fusin lek ne xhep. Zhduki o Rame se kan hedhur renje!
PërgjigjuMeqe vetem kryeministri punon dhe sheh shkeljet,keta inspektoret qe nuk punojne dot vete pa udhezime duhen zevendesuar se qenkan te paafte....Aman Rama dha urdher;Rama tha;etj. Na e shpifet
Përgjigju