Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, arrestohet i riu në Pogradec

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, arrestohet i riu në Pogradec

Foto ilustruese

Një 27-vjeçar është arrestuar sot në Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale më një të mitur.

Të dy 27-vjeçari dhe 13-vjeçarja kanë deklaruar në polici se kanë qenë në një marrëdhënie.

Vajza është shprehur se nuk ka treguar për moshën reale, të njëjtën gjë ka pranuar edhe djali para hetuesve.

Kanë qenë familjarët më saktë babai i 13-vjeçares që ka denoncuar në polici rastin në fjalë ndërsa pretendon se si ngjarje ka ndodhur përpara 15 ditëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin E. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

F1, Charles Leclerc: Newey te Ferrari? Ku është ai vjen suksesi, do isha i lumtur nëse na bashkohej

F1, Charles Leclerc: Newey te Ferrari? Ku është ai vjen suksesi, do isha i lumtur nëse na bashkohej