Sarandë-Një 71-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga policia pasi dyshohets se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin V. H., 71 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur”, informoi sot policia.
Raportohet se i mituri është marrë në pyetje në prani të psikologut.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Komento