Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së enjtes në një fshat të Maliqit. Nga burime bëhet e ditur se një 71 vjeçar ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Policia shpjegon se ka qenë babai i vajzës ai që ka bërë denoncimin në polici ndërkohë sipas deklarimeve ngjarja ka ndodhur në një kënd lojërash në afërsi të shkollës së fshatit.

Veprimet e turpshme ndaj vajzës së mitur i ka parë një banore tjetër e zonës e cila e ka larguar menjëherë vajzën nga vendngjarja. Mësohet se i moshuari me inicialet P.L jeton i vetëm, pasi bashkëshortja dhe fëmijët e tij jetojnë jashtë vendit.

Policia ndërkohë po heton rastin ndërkohë që 71 vjeçari ka rënë në prangat e policisë.

'Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin P. L., 71 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 9-vjeçare.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Skema e mashtrimit për të përvetësuar Audi-n luksoz me vlerë 200 mijë euro, gjykata cakton arrest shtëpie për Elvis Kosovën! Lë në burg shtetasin turk

Skema e mashtrimit për të përvetësuar Audi-n luksoz me vlerë 200 mijë euro, gjykata cakton arrest shtëpie për Elvis Kosovën! Lë në burg shtetasin turk