Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për 31-vjecarin Oldi Dervishi , i cili dyshohet të këtë kryer mardhënie seksuale me të motrën e vet Zhuljeta 23-vjeçe si dhe për armë mbajtje pa leje. 31-vjecari nuk e ka pranuar akuzën për përdhunim. Ai ka deklaruar përpara trupit gjykues se nuk kam kryer mardhënie seksuale me motrën , por kam ushtruar dhunë në familje.
Avokati, Arenc Berati i ka kërkuar trupit gjykues të bëhet ekzaminimi mjeko-ligjor për të vërtetuar nëse është kryer mardhënie seksuale apo jo.
Oldi Dervishi, është kallëzuar në polici nga e motra. Pas këtij denoncimi, uniformat blu të Beratit kanë vënë menjëherë në pranga vëllanë e 23-vjeçares, duke ushtruar kontroll në banesën e tij, ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan armë, dy automatikë dhe 350 fishekë.
Sipas policisë, Oldi Dervishi është person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai ka qenë i dënuar në Spanjë për trafik droge.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com