Dyshonte se e kanë helmuar qëllimisht, vëllai i 19-vjeçares në Librazhd reagon për Report Tv: Jam dakord me autopsinë

Pas autopsisë ku thuhej se 19-vjeçarja Rezarta Hajdari, ndërroi jetë si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, përhapur nga mangalli me prush që përdorte për ngrohje ka ardhur një reagim edhe nga familja e vajzës, të cilët më parë kërkonin drejtësi dhe dyshonin se vajza mund të ishte helmuar qëllimisht.

Në një lidhje telefonike me gazetarin e Report Tv, Renaldo Gjoshi, vëllai i 19-vjeçares, Reshit Xibraku është shprehur se është dakord me ekspertizën e bërë nga mjekët dhe se nuk ka më dyshime për vdekjen e motrës së tij.

"Analizat i mora. Jo nuk kam asgjë për të thënë. E pranoj se është helmuar nga mangalli." është shprehur ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi në dhjetor 2019 në fshatin Xhyrë të të Librazhdit  ku 5 ditë pas martese  Olsi Hajdarin së bashku me Rezartën u helmuan nga monoksidi i karbonit, përhapur nga mangalli me prush. Olsi arriti të shpëtonte pas dërgimit në spital ndërsa 19-vjeçarja gjeti vdekjen.


Lajmi kryesor:

Autopsia: Rezarta Hajdari vdiq në shtratin martesor nga mangalli, nuk ishte vetëvrasje! Vëllai: Nuk dyshoj më!


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë