Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në Indeksin e Pasaportave Henley, renditja ndërkombëtare që mat fuqinë e pasaportave dhe lëvizshmërinë globale të qytetarëve. Sipas të dhënave më të fundit, të përditësuara këtë fundvit, pasaporta shqiptare renditet në vendin e 46-të në botë, duke u mundësuar qytetarëve të udhëtojnë pa vizë në 122 vende.
Kjo renditje përfaqëson një përmirësim krahasuar me vitet e mëparshme dhe pasqyron progresin e Shqipërisë në marrëdhëniet diplomatike dhe integrimin ndërkombëtar.
Grafiku tregon një rritje graduale të fuqisë së pasaportës shqiptare, nga vendi i 79-të në vitin 2006 në vendin e 46-të në vitin 2025, me luhatje të vogla ndër vite, por me trend të qartë pozitiv.

Në rajon, Greqia renditet në vendin e 5-të global, me akses pa vizë në 186 destinacione, ndërsa Kroacia mban vendin e 7-të në botë me 184 vende, duke qenë pasaportat më të forta në Ballkan. Serbia renditet e 35-ta me 137 destinacione, Bosnje dhe Hercegovina e 45-ta me 123 destinacione, Maqedonia e Veriut e 41-ta me 129 destinacione, ndërsa Mali i Zi renditet i 42-ti me 128 destinacione pa vizë.
Ndërkohë, pasaporta e Kosovës renditet në vendin e 62-të globalisht, duke u lejuar qytetarëve të udhëtojnë pa vizë në 81 vende.
Në nivel botëror, Singapori vazhdon të kryesojë renditjen si pasaporta më e fuqishme në botë, me akses pa vizë në 193 vende
Komente








