Ish kryeministri Sali Berisha, prej disa javësh hedh akuza në drejtim të kryebashkiakut socialist të Punës, Gjin Gjonaj, të cilin e quan kultivues të lëndëve narkotike. Edhe ditën e sotme, Berisha ka postuar në rrjetin social Facebook, një SMS që sipas tij, ia ka dërguar "Qytetari Dixhital".

Në mesazh thuhet se, kryetari i Bashkisë, Gjon Gjoni disponon parcela me kanabis bashkë me drejtorin e Policisë së Pukës, në zonat e Lufit, Gomsiqes dhe Kqirës, ku kanë qenë të punësuar 13 persona për ruajtjen e lëndës narkotike. 

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryebashkiakut të Pukës, Gjon Gjoni, i cili i quan shpifje sulmet e Berishës. Në një reagim për mediat, Gjoni preferon t'i drejtohet Berishës si Malësor, duke i kërkuar që t'i lërë malësorët të hallet e tyre. 

Digjital rrena vazhdon për të njollosur e poshtëruar punën e kujtdo që bën përpjekje për zhvillimin e zonës së tij. Pukjanët me njohin mirë mua dhe familjen time. I them digjital rrenës se nuk jam njeriu i barutit, ku qindra familje shqiptare vajtojnë pandërprerje, por jam një qytetar i ndershëm i Pukës që po punoj me përkushtim të madh për të ndryshuar atë skamje e varfëri në të cilin ai e la Pukën. Berishës i drejtohem sot si Malësor që t'i lërë rehat malësorët të jetojne në hallet e tyre pa u hedhur akuza për të cilat duhet të mbaj dhe përgjegjësi", ka deklaruar kryetari i bashkisë Pukë, Gjon Gjoni. 

berisha ne fb
(Postimi i Berishës në Facebook)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com