Ish-nëndrejtoresha e AKSHIT, Hava Delibashi, kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në një masë më të butë për shkak se është shtatzënë, në muajin e katërt.
Numri 2 i AKSH-it, kërkoi edhe informacion për hetimin 2 mujor të SPAK që e akuzon si pjesë të grupit kriminal që manipulonin tenderët publike, por Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) kërkoi të dëgjojë më parë se ku janë prokurorët me hetimet, në mënyrë që të shprehet mbi kërkesën për masën.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











