WALES- Krerët e shteteve dhe liderët qeveritarë të vendeve anëtare të Aleancës 28 do të vendosin për të ardhmen e çështjeve kyçe aktualisht shqetësuese në botë, në Samitin dy ditor të NATO-s në Wales, që do të nisë ditën e nesërme.
Në këtë takim pritet të përcaktohen zgjidhjet emergjente për sfidat e sigurisë ushtarake të vendeve anëtare. Faqja zyrtare e Samitit të NATO-s shkruan se 5 çështjet kryesore që do të diskutohen në këtë takim janë:
1. Kriza në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Rusinë,
2. E ardhmja e Afganistanit,
3. Parandalimi i kërcënimeve të reja,
4. Mbështetje për fuqizimin e Forcave të Armatosura,
5. Forcimi i Partneriteteve.
Ky do të jetë samiti i parë i NATO-s që prej atij vitit 2012 i realizuar në Chicago dhe i pari që realizohet në Mbretërinë e Bashkuar që në kohën e Margaret Thatcher në Londër në vitin 1990. Bashkë me 60 liderët dhe ministrat kryesorë të vendeve anëtare do të jenë prezent dhe Presidenti i SHBA Barack Obama, Kancelarja Gjermane Merkel dhe Presidenti Francez Hollande.
Ky samit u mblodh për shkak të misionit të gjatë në Afganistan dhe konfliktit të tensionuar në lindje të Ukrainës. Ai synon të sigurojë se NATO vazhdon të jetë në pararojë për qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e ngjarjeve të paparashikueshme. Gjatë takimeve të punës formale dhe joformale, liderët e botës do të adresojnë çështjet më shqetësuese që kërcënojnë sigurinë ndërkombëtare të vendeve anëtare të NATO-s, nga shtetet e brishta tek pirateria, nga terrorizmi tek sulmet kibernetike.
Edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përshëndetur nisjen e delegacionit shqiptar në Samitin e NATO-s. Ai ka postuar në profilin e tij një foto, të dy prej përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në këtë takim shumë të rëndësishëm, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatin dhe ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Ai ka shkruar: “Për në Samitin e NATO-s në Wales ku delegacioni shqiptar ka një zë dhe një rol të rëndësishëm në axhendën e punës”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO