SURREY - Një artiste nga Surrey, Britani e Madhe pikturoi bashkëshortin e saj, plot 4 vjet përpara se ta njihte. Chloe Mayo nga Croydon, krijoi një pikturë në të cilën i qëndronte përkrah njeriu i ëndrrave, një burrë me mjekër, tejet i pashëm.

Javë më vonë, në një faqe njohjen online u njoh me Michael Goeman. Ata shkëmbyen mesazhe për 2 muaj përpara se të takoheshin live.

PIKTURE, BURRE, GRUA, ANGLI




















Ata kishin 6 javë që dilnin dhe Chloe kujton se kishte ndjesinë sikur Michael-in e kishte parë diku. Një ditë mori pikturën e ç’të shihte; i dashuri i saj ishte burri në pikturë. 18 muaj më pas ata u martuan.

“Nuk e mendoja kurrë që do të parashikoja dicka të tillë. Mendoj se është thjesht fat”,-tha ajo.


Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)