Ish-kreu i PD-së në Elbasan Aurel Bylykbashi, i cili dy ditë më parë u shoqërua në polici për thirrjet e tij për vëllavrasje, ndërkohë që më pas u vendos procedimi i tij në gjendje të lirë, ka reaguar sot ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit, ditën e djeshme gjatë fushatës në Elbasan e ka cilësuar ish-deputetin e Partisë Demokratike si një turp, dhe i kërkoi qytetarëve të Elbasanit që ta refuzojnë atë.

“Ai është një gabim njerëzor. Ai me siguri është krijuar në një moment që Zoti nuk e ka pasur mendjen. Elbasani e ka për turp që ka një person të tillë. Flet për vëllavrasje këtu pa pikë turpi. Ai është një turp për Elbasanin. Do thoni ju pse i jep kaq rëndësi. Sepse është cerja tipike e shpirtit të keq, që ka pushtuar shpirtin e atyre në politikë qysh se është krijuar shteti shqiptar. Është krimbi që ka ngrënë nga Shqipëria, duke e masakruar vendin."- tha Rama.

Nga ana tjetër, ditën e sotme me rastin e ditëlindjes së njërit prej djemve të tij, Bylykbashi i është drejtuar kreut të qeverisë Edi Rama me nota ironike duke thënë:

"Ç’më bëre zoti Rama! Më le dy djemtë pa martuar! Kush i merr më këta, pas atyre që the dje për mua!!"

Ndër të tjera, Bylykbashi ka përmendur edhe Haxhi Qamilin, të cilin kryeministri Rama e përmend shpesh, madje edhe presidentin Ilir Meta e krahason me të.

*Haxhi Qamili ishte figura qëndrore e kryengritjes së Shqipërisë së Mesme në vitet 1914-1915.

"Se, që ta dish, kur Haxhi Qamili erdhi në Elbasan, qëlloi që Kryetar Bashkie ishte im stërgjysh, Hysen Hastopalli! Do ta rrihnin në xhami, por ai nuk e dorëzoi Bashkinë e Elbasanit! E gjetën të papërgatitur.., sa erdhën burrat e Shpatit me armë nga Busheku, bashkë me djemtë dhe nipat e vet!" -deklaroi ish-kreu i PD në Elbasan.

Ndërsa në përfundim, Bylykbashi i bëri thirrje Ramës, që ta shikojë edhe njëhërë punën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

"Meqë ra fjala, ti e di ku e kam hallin unë! Shikoje dhe një herë, atë punen e datës 30!! Ke mbetur vetëm, prandaj bërtet! Dje në Elbasan, ishin më shume se ju!! Po nuk kishim karrike të rrinin ulur! Përndryshe..., unë e di.., burgu me pret!! Po ty??" - përmbyll ai.

Reagimi i plotë:

Marlindi sot ka Ditëlindjen! Mbush 14 vjeç! C’më bëre zoti Rama! Më le dy djemtë pa martuar! Kush i merr më këta, pas atyre që the dje për mua!!

Po më kë mërzitur nënën! E di si më tha? Të kam të parin dhe të kam bërë me gjithë dëshirën e një nëne!! Po ç’punë ke ti me Haxhi Qamilin?!

Se, që ta dish, kur Haxhi Qamili erdhi në Elbasan, qëlloi që Kryetar Bashkie ishte im stërgjysh, Hysen Hastopalli! Do ta rrihnin në xhami, por ai nuk e dorëzoi Bashkinë e Elbasanit! E gjetën të papërgatitur.., sa erdhën burrat e Shpatit me armë nga Busheku, bashkë me djemtë dhe nipat e vet!

Po nga ti dish ti, këto punet e Historisë së Shqipërisë! Kur ai i joti ishte shofer, ky i imi kishte dy makina!

I thashë nënës: Do ti them të na sjellë Zahon, ca ditë tek shtëpija jonë... Thuaji.., më tha! Do t'ja mbaj si djalë Kryeministri! Kjo i di mirë keto pune, se për vetë është rritur me shërbëtorë...

Po une e kam hallin tjetërkund! Do ti ve të tre, të bëjnë një xhiro në bulevard, ti shohë Elbasani! Mbase ju hapet fati pastaj!

Meqë ra fjala, ti e di ku e kam hallin unë! Shikoje dhe një herë, atë punen e datës 30!! Ke mbetur vetëm, prandaj bërtet! Dje në Elbasan, ishin më shume se ju!! Po nuk kishim karrike të rrinin ulur!

Përndryshe..., unë e di.., burgu me pret!! Po ty??