Elegancë franceze në rrugët e Tiranës, është ky efekti i të dashurës së djalit të Pirro Çakos dhe Inva Mulës.
 
Biondja simpatike e cila vetëm para pak kohësh është prezantuar në rrjetet sociale nga djali i këngëtarëve, Anthony Çako si duket po e shijon maksimalisht diellin dhe natyrën e kryeqytetit.
 
Bukuroshja franceze ka kaluar Shën Valentinin në Tiranë ndërsa përmes postimesh të shumta në rrjetet sociale ka treguar vendet që ka vizituar apo ndjesitë që i kanë shkaktuar.

Francezja po qëndron në Tiranë prej disa ditësh ku nga fotot duket se është në një shtëpi me mamanë e të dashurit pasi nuk ka munguar edhe postimi i një fotografie të Inva Mulës.

francezja

[gallery]21055[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com