Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo është në një lidhje prej kohësh me 22-vjeçaren Georgina Rodriguez. Ata gjatë gjithë kohës janë në qendër të vëmendjave të medias, ku madje është shkruar se çifti simpatik do na finalizojë lidhjen e tyre në martesë.

Por si çdo lidhje edhe kjo histori dashurie ka xhelozitë e saj. Futbollisti i njohur mesa duket është xheloz për 22-vjeçaren.

Ai madje e ka ‘’paralajmëruar’’ përmes një komenti në foto teksa ajo shfaqej me një kolegun e saj.

Komenti i Ronaldos në foto ka qenë thjesht ‘’Kujdes’’. Kjo fjalë pavarësisht se shoqërohet me emoji, dhe e bën të duket si një shaka, mediat e kanë quajtur 32-vjeçarin xheloz për të dashurën e re.

statusi

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com