Kulla e Turanit  e cila ka pësuar dëmtime si pasojë e reshjeve të shiut shumë shpejt do të restuarohet. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Pëmes një njoftimi në rrjetet sociale Gonxhja nënvizon se ky monument kulture, është përfshirë në listën e objekteve në risk nga DRTK Korçë.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër monument kulture që do të nisë shumë shpejt ndërhyrjen emergjente, ju uroj një javë të mbarë!

Kulla e Turanit, pas dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura, e përfshirë në listën e objekteve në risk të DRTK Korçë, përmes fondit të dedikuar për ndërhyrjet emergjente, do të nisë shumë shpejt ndërhyrjen, e fokusuar në masa konsoliduese dhe restauruese, në respekt të parimeve të restaurimit konservues dhe autenticitetit të monumentit”, shkruan Gonxhja.