TIRANE-E ndërsa prej orës 17:30 të së premtes deri të hënën në orën 05:00 të gjithë janë të mbyllur në shtëpi, përjashtim për të shijuar fundjavën me orë të limituara bëjnë dy kategori. Sot ishte dita e pensionistëve për të dalë dhe shijuar diellin deri në orën 11:00.
Ndërkohë që nesër, ashtu si java e kaluar është radha e nënave me fëmijë deri në 10-vjeç. Kryeministri Rama ka një këshillë për burrat që nesër nuk lejohen që të dalin nga shtëpia.
"Nesër gratë dhe fëmijët deri në 10 vjeç mund të dalin lirisht deri në orën 11.00. Ne burrat punë shtëpie dhe kontribut në gatim mundësisht" shkruan Rama.
Por kjo kategori që përfiton nga liria duhet të ketë kujdes për zbatimin e disa masave. Nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë.
Ka fillu tregon edhe qytetarve ca me ba mrena nshpi mire deputetve
Përgjigju