TIRANE- Vazhdon lehtësimi i masave. Nënat me fëmijë deri në 10 vjeç nesër mund të dalin nga shtëpia deri në orën 11:00 në këmbë në qendrat urbane. E ndërsa të gjithë të tjerët do të jenë mbyllur brenda deri të hënën në orën 05:00, kryeministri Edi Rama ka publikuar vendimin që lejon lëvizjen e kësaj kategorie.

Por kjo kategori që përfiton nga liria duhet të ketë kujdes për zbatimin e disa masave. Në vendim theksohet se nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë.

"Nesër në qendrat urbane do të dalin në këmbë deri në orën 11.00, vetëm nënat me fëmijë deri në 10 vjeç. Kujdes! Nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë. Të gjithë ne baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit në shtëpi deri të hënën në orën 05.00" shkruan Rama.

Sot pas një muaji brenda, kryeministri lejoi për të dalë nga shtëpia deri në orën 11:00 pensionistët. Nesër do të futen në fuqi masat e reja të lëvizjes me makinë ku autorizimi merret jo më në polici por te e-Albania, teksa sot u publikua lista e bizneseve që do të lejohen që të hapen.


Vendimi i ministrise se Shendetesise